Konsulli i Britanisë së Madhe rrëmbehet në Ekuador, e shpëton policia

Konsulli i Britanisë së Madhe rrëmbehet në Ekuador, e shpëton policia

Colin Armstrong

Biznesmeni britanik Colin Armstrong, i cili u rrëmbye nga shtëpia e tij në Ekuador është shpëtuar nga policia.

Ai ishte Konsulli i Nderit i Mbretërisë së Bashkuar në Guayaquil dhe sipas informacioneve ai u rrëmbye nga ferma që ai zotëron në provincën e Los Rios, së bashku me partnerin e tij, herët në mëngjesin e së shtunës (16 Dhjetor).

Raportet e mediave lokale thanë se kriminelët e maskuar si oficerë policie hynë me forcë në pronën e 78-vjeçarit dhe e rrëmbyen atë dhe partneren e tij kolumbiane. 

Cesar Augusto Zapata Correa, komandanti i përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Ekuadorit, postoi në X për të thënë, se zoti Armstrong ishte gjetur në rrugën për në Manabi, jo shumë larg vendit ku u rrëmbye.

Shefi i policisë tha se Armstrong është "i sigurt dhe i shëndetshëm" dhe njoftoi se nëntë persona janë arrestuar, thuhet në media

Ministrja e Brendshme e Ekuadorit, Monica Palencia falënderoi policinë në një postim në X, ku tha:

"Ne nuk do të lejojmë mosndëshkimin. Veprimet e policisë vazhdojnë."

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën