Rrëmbejnë vajzën e punonjësit të bankës,
grabitësit marrin 20 milionë euro

Rrëmbejnë vajzën e punonjësit të bankës,<br />grabitësit marrin 20 milionë euro<br>
Një grabitje e pazakontë ka ndodhur përgjatë kufirit Francë-Zvicër. Disa persona paraqiten si hidraulikë dhe i rëmbejnë vajzën një shoferi i cili merrej me transportimin e parave të bankave dhe i kërkuan mjetin e transportit për ta liruar atë.

Ata e lidhën vajzën në një makinë dhe më pas nashkëpunuan me disa bashkëpuntorë të të atit të saj, i cili punon për një kompani zvicerane që transporton para të bankave, për të kërkuar një shpërblim.

Grabitësit arritën të merrnin rreth 30 milionë franga zvicerane ose 20 milionë euro nga furgoni.

Vajza e shoferit, u gjet e padëmtuar në një rrugë në periferi të Lyon, gjatë marrjes në pyetje nga policia ajo ishte e traumatizuar nga ngjarja.

Sipas raportimeve të policisë ende nuk janë zbuluar autorët e kësaj ngjarj, ndërsa policia vijon hetimet lidhur me kët ngjarje.

Aksioni po udhëhiqet nga policia franceze, ndërsa policia dyshon për tre burra francez, por ka ende shumë hollësi për tu zbuluar pasi shumë shkaqe janë ende të paqarta.

Ndërsa sipas policisë pritet që hetimi të zgjasë pak kohë pasi kjo ngjarje ka qenë e mirë organizuar nga autorët.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit