KORÇË - Policia e Korçës ka shpallur në kërkim 23-vjeçarin J.Gj pas denoncimit nga 22-vjeçarja F.F. Kjo e fundit deklaron se 23-vjeçari me të cilin kishte patur një lidhje e kishte mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në banesën e tij ku e ka kanosur vazhdimisht për të vazhduar lidhjen e ndërprerë.
Por në në vijim të operacionit për kapjen e 23-vjeçarit J.Gj, policia ka arrestuar shokun e tij, Darin Rapollari 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit për J.Gj në banesën e tij u gjetën 1.320 kg lëndë narkotike e kanabis dhe një armë zjarri ,e tipit pistoletë,marka “Berret” e kalibrit 9mm, një silenciator. U gjetën 11 fishekë prej të cilëve,4 copë të kalibrit 7.68 mm dhe 7 copë të tjerë të kalibrit 9 mm.

Po kështu,gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit të shpallur në kërkim u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës material 4 gr farë kanabisi dhe pasaporta niometrike e 22-vjeçares F.F.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com