Rrëmbimi i 3 policëve, Kosova ndalon hyrjen e makinave me targa serbe dhe mallrave nga Serbia

Rrëmbimi i 3 policëve, Kosova ndalon hyrjen e makinave me targa serbe dhe mallrave nga Serbia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi sot në mbrëmje se për shkaqe të sigurisë, ka urdhëruar që në të gjitha pikat e kalimit kufitar të ndalohet hyrja e maunave nga Serbia.

Ky vendim vjen pasi forcat serbe rrëmbyen mesditën e sotme (14 qershor 2023)  tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës, brenda territorit të Kosovës

Sveçla theksoi se vendimi do të jetë në fuqi deri në një vlerësim tjetër të sigurisë.

“Ka edhe informacione paraprake për arrestime të qytetarëve tanë pikën kufitare në Merdare, ku unë tashmë kam dhënë urdhër që për shkaqe të sigurisë në gjitha pikat e kalimit kufitar, të ndalohet hyrja e maunave që vijnë nga Serbia. Kjo masë do të vazhdojë deri në një vlerësim tjetër të sigurisë, por gjithashtu do të vazhdojmë me shtirjen e rendit dhe ligjit”, ka thënë Sveçla.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se përveç agresionit Serbia synon destabilizimin e vendit.

Mediat kosovare njoftuan se kamioni i fundit që kishte hyrë në pikën kufitare në Merdare e që kishte mallra dhe produkte serbe ka qenë në ora 16:00.

Që nga ora 16:00 më asnjë kamion apo maune nuk ka hyrë në Kosovë. Ato kanë mbetur në territorin e Serbisë dhe më nuk kanë arritur të hyjnë në Republikën e Kosovës.

Ndërkohë Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se Kurti nuk mund të ndalojë importin e mallrave serbe sipas rregullave dhe se përmes këtij veprimi synonte të dëbonte përgjithmonë popullatën serbe nga zona e veriut të Kosovës.

 “Ju nuk mund ta ndaloni importin e mallrave serbe sipas rregulloreve që ekzistojnë sot – nga Cefta e deri te të gjitha rregulloret tjera ligjore, këtë nuk guxoni dhe nuk mund ta bëni. Së dyti, po tregoni se dëshironi të vdisni popullin serb në Kosovë, për t'i lënë pa ushqimet bazë - bukë, qumësht. Shumica e brumërave këta njerëz i marrin nga Rashka. Kjo tregon synimin e tyre për të dëbuar përgjithmonë popullatën serbe nga zona e veriut të Kosovës", shtoi Vuçiç.

Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve: Mos udhëtoni në Serbi

Për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos udhëtojnë nëpër Serbi.

“Ju lutemi, ndiqni me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe mos udhëtoni përmes Serbisë. Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje njoftohen të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

 

Po ashtu qeveria e Kosovës tha se ka marrë vendim që të ndalojë hyrjen në territorin e shtetit të automjeteve me targa të Serbisë. 

Policia e Kosovës deklaroi sot se ka ndodhur një rrëmbim klasik nga forcat serbe brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Për rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë reagoi edhe kryeministri Albin Kurti duke e quajtur hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit Millun Millenkoviq-Lune. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:48
Beogradi rrëmbeu tre policët kosovarë, Sveçla urdhëron të ndalohet hyrja e maunave nga Serbia

1686747721_svecla1.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi sot në mbrëmje se për shkaqe të sigurisë, ka urdhëruar që në të gjitha pikat e kalimit kufitar të ndalohet hyrja e maunave nga Serbia. Ky vendim vjen pasi forcat serbe rrëmbyen mesditën e sotme (14 qershor 2023)  tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës, brenda territorit të Kosovës

Sveçla theksoi se vendimi do të jetë në fuqi deri në një vlerësim tjetër të sigurisë.

“Ka edhe informacione paraprake për arrestime të qytetarëve tanë pikën kufitare në Merdare, ku unë tashmë kam dhënë urdhër që për shkaqe të sigurisë në gjitha pikat e kalimit kufitar, të ndalohet hyrja e maunave që vijnë nga Serbia. Kjo masë do të vazhdojë deri në një vlerësim tjetër të sigurisë, por gjithashtu do të vazhdojmë me shtirjen e rendit dhe ligjit”, ka thënë Sveçla.

 

Ora 20:37
'Për arsye të sigurisë', ndalohet hyrja në Kosovë e makinave me targa serbe

Qeveria e Kosovës tha se "pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe", ka marrë vendim që të ndalojë hyrjen në territorin e shtetit të automjeteve me targa të Serbisë. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se pas ngjarjes që ndodhi të mërkurën në vijën kufitare me Serbinë, institucionet e Kosovës kanë vendosur që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare.

“Për arsye të sigurisë, institucionet kanë vendosur që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare. Andaj, si hap i menjëhershëm është vendosur që të ndalohet hyrja e automjeteve me targa të Serbisë në Republikën e Kosovës, teksa vazhdon analizimi i situatës nga institucionet e sigurisë. Veprimet e radhës do të merren bazë të rekomandimeve institucioneve të rendit”, tha Kryeziu.

 

Ora 20:31
Vuçiç: Qeveria e Kosovës nuk mund të ndalojë importin e mallrave serbe

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç thotë se Kurti nuk mund të ndalojë importin e mallrave serbe.

 “Ju nuk mund ta ndaloni importin e mallrave serbe sipas rregulloreve që ekzistojnë sot – nga Cefta e deri te të gjitha rregulloret tjera ligjore, këtë nuk guxoni dhe nuk mund ta bëni. Së dyti, po tregoni se dëshironi të vdisni popullin serb në Kosovë, për t'i lënë pa ushqimet bazë - bukë, qumësht. Shumica e brumërave këta njerëz i marrin nga Rashka. Kjo tregon synimin e tyre për të dëbuar përgjithmonë popullatën serbe nga zona e veriut të Kosovës", shtoi Vuçiç.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës