5 shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike pasi akuzohen për rrëmbimin e një 19-vjeçari, bashkëkombasi i tyre, ngjarje e ndodhur në prill të vitit të kaluar në qytetin e Brightonit.
 
Në pranga janë vënë 24-vjeçarët Saimir Nezaj dhe Ilir Hasa  të cilët u arrestuan të akuzuar si organizuesit e komplotit të rrëmbimit të 19-vjecarit shqiptar, të njohur si Tony Kurt.
 
Po ashtu janë arrestuar edhe Gazmend Mula dhe Redon Sadria, si bashkëpunëtor të rrëmbimit. Por prangave nuk i ka shpëtuar as vetë personi i rrëmbyer nga 5 shqiptarët e tjerë , Tony Kurt.
 
Saimir Nezaj do të dënohej me 11 vite e 6 muaj burg dhe Ilir Hasa me 8 vite heqje lirie, për rolin e tyre në rrëmbim. Ndërsa Redon Sadria do të vuajë në burgjet britanike 2 vite e 6 muaj burgim për zotërim kokaine dhe ekstazie. Tony Kurt, i cili ishte personi i rrëmbyer është dënuar me  2 vite e 6 muaj purg, pasi pranoi akuzat për mbajtje kokaine me qëllim shitjen.

Shqiptarët e rrëmbyen viktimën në mes të ditës, në qendër të qytetit, duke e futur atë me forcë në një makinë.

britani

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)