Rrëmbyen dhe dhunuan të riun
pranga gardistit dhe shokut të tij

Rrëmbyen dhe dhunuan të riun<br />pranga gardistit dhe shokut të tij
TIRANE- Dy persona janë arrestuar nga komisariati numër 6 i Tiranës, për heqje të paligjshme të lirisë dhe ushtrim dhune ndaj një të riu. Ngjarja ka ndodhur më 11 korrik, kur Ermal Mrruku, 27 vjeç, me detyrë kapter në Gardën e Republikës dhe shoku i tij, Edison Canaj, i të njëjtës moshë, kanë futur me forcë në makinën e tyre 23-vjeçarin R.B, të cilin e kanë dërguar në periferi të Tiranës, ku e kanë rrahur dhe më pas lënë të lirë.
 
Menjëherë i dhunuari ka shkuar në komisariatin numër 6, në kryeqytet, ku dhe ka bërë kallzimin. Një ditë më pas, forcat e policisë së këtij komisariati kanë identifikuar dhe vënë në pranga dy 27-vjeçarët, Mrruku e Canaj.
 
Shkak për këtë ngjarje ka qenë motra e të dhunuarit, të cilën vëllai ka dashur ta nxjerrë nga shtëpia. Disa vite më parë, ajo ka qenë e martuar me një person, i cili vuan aktualisht dënimin në burgun e Fushë-Krujës, për shfrytëzim prostitucioni.
 
Ai shfrytëzonte bashkëshorten e tij dhe sipas policisë, pas prangosjes e dënimit, gruaja, njëkohësisht dhe viktimë e shfrytëzimit të tij, është divorcuar dhe ka shkuar në familjen e prindërve.
 
Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, ajo ruante kontaktet me ish-bashkëshortin dhe tutorin e saj.
 
Të njëjtave burime policore kanë pohuar, se kur vëllai ka mësuar që motra e tij kishte ende kontakte me njeriun që e ktheu në prostitutë, i ka kërkuar asaj të dalë nga shtëpia. E trembur se do të mbetej pa strehë, gruaja sërish i ka kërkuar ndihmë ish-bashkëshortit që të ndërhynte për këtë situatë.
 
I gjendur pas hekurave dhe në pamundësi për të ndërhyrë vetë, ka kontaktuar dy të njohur të tij dhe konkretisht Erman Mrrukun e Edison Canajn, të cilëve, sipas policisë, u ka lënë porosi që të takojnë vëllain e ish-bashkëshortes dhe ta keqtrajtojnë e kërcënojnë, me qëllim që të mos e nxjerrë të motrën nga shtëpia.
 
Dy të “kontraktuarit” kanë zbatuar porosinë e mikut të tyre dhe sipas burimeve nga komisariati numër 6 i Tiranës, e kanë rrahur atë për afro një orë në periferi të kryeqytetit.
 
Pas denoncimit, ai është dërguar për ndihmë mjeksore në spital, ndërsa dy autorët janë vënë në pranga.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim