Rrëmbyen dhe zhvatën një 17-vjeçar, 4 në pranga, anëtari i pestë i bandës italo-shqiptare arrestohet në Tiranë

Rrëmbyen dhe zhvatën një 17-vjeçar, 4 në pranga, anëtari i pestë i bandës italo-shqiptare arrestohet në Tiranë

Pesë të rinj janë tani në burg (tre italianë të moshës 20 dhe 23 vjeç dhe dy shqiptarë të moshës 20 dhe 22 vjeç) pasi kishin kryer një rrëmbim me qëllim zhvatje dhe një grabitje kundër një 17-vjeçari, në zonën e Milanos.

Ndaj tyre ishte caktuar masa e ndalimit nga Prokuroria e Milanos dhe katër prej tyre tashmë ishin arrestuar, ndërsa i dyshuari i fundit u arrestua pak ditë më parë nga policia e në Tiranë, falë bashkëpunimit të policisë shqiptare dhe ndodhet i ndaluar në pritje të ekstradimit në Itali.

Arrestimet e para u bënë më 14 gusht, të kryera nga policia pas denoncimit të një 17-vjeçari të shënjestruar nga 5 të rinjtë.

Ai ishte kërcënuar dhe grabitur më 9 gusht në një pijetore. Dy ditë më vonë, pranë një picerie në Vaprio d'Adda, grupi i të rinjve kishte rrethuar edhe një herë djalin, i cili ndodhej në shoqërinë e një miku të tij.

Pasi i kishin marrë paratë duke e kërcënuar e kishina futur me forcë në një makinë, duke e urdhëruar t'u jepte edhe 1000 euro të tjera. Pastaj e liruan! Hetimet, me dëshmitë dhe analizat e videove nga sistemet e vëzhgimit me video në zonë çuan në arrestimin e të pestëve: tre italianë u ndaluan menjëherë dhe u dërguan në burg, ndërsa një i dyshuar i katërt, një shqiptar, u vetëdorëzua në Monza disa ditë më vonë. Tani është arrestuar edhe i fundit në Tiranë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë