Rrënojat e 'termave romake' në Belsh! Arkeologët zbarkojnë në terren, nis ekspedita dhe gërmimet

Rrënojat e 'termave romake' në Belsh! Arkeologët zbarkojnë në terren, nis ekspedita dhe gërmimet

Foto nga rrënojat e 'termave romake' në Belsh

Më 31 Maj 2022, 9 arkeologë dhe restaurues do të nisin ekspeditën në Belsh për zbulimin e një vendbanimi historik dhe termave romake. Report Tv ka siguruar projektin e gërmimeve që do të nisin nën drejtimin e arkelologut Mariglen Meshini i cili ishte i pari që zyrtarisht identifikoi vlerat historike të termave pas kronikës së transmetuar në Report Tv. Ekspedita financohet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Belshit.

Më 13 Korrik 2020 këshilli kombëtar i trashëgimisë kulturore  vendosi nisjen e gërmimeve dhe shpalljen e zonës si hapësirë arkeologjike. ReportTv ka mësuar se në këtë ekspeditë do të përfshihen  edhe 20 studentë të fakultetit të arkeologjisë të cilët do të kryejnë praktikën. Ky zyrtarizim i zonës historike të “termave romake” në fshatin Rrasë të Belshit erdhi pas promovimit që gazetari Arsen Rusta i bëri zbulimit të banorëve dhe kërkesës drejtuar institucioneve për të vlersuar këtë zbulim si pasuri kombëtare.

Drejtuesi i ekspeditës do të jetë Mariglen Meshini ndërsa arkeologu dhe arkeologët e restauruesit do të jenë: Arjola Porja; Rigert Çako; Blerina Toçi; Kiara Xhelili; Klejdi Zguro; Mirela Jano
Ela Miziri; Rudina Papavasili.

Vetëm 3 km larg qytetit të Belshit në fshatin Rrasë ky vendbanim në të cilin veç rrënojave të një ndërtese romake termë e shekullit të dytë ka dhe praninë e eshtrave të lashta. E pikërisht këto eshtra faktojnë se në këtë zonë ka pasur jetesë të hershme dhe qytetërim. Nga matjet e arkeologëve sipërfaqja e këtij zbulimi arrin në 1000 m2 ndërsa çka dyshohet se është ende e pazbuluar është në përmasa më të mëdha. Për kreun e bashkisë Belsh zotin Arif Tafani ky zbulim do të shtojë asetet turistike të këtij qyteti.

Report Tv ishte media e parë që filmoi këto rrënoja e me pas Instituti i Arkeologjisë shfaqi interes për të nisur një ekspeditë. Nga punimi i tokës nga banorët e zonës ky zbulim arkeologjik pritet të sjellë një interes për turizmin historik e arkeologjik. Belshi njihet edhe për vendbanimin ilir të zbuluar nga arkeologët Hasan e Neritan Ceka.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fred: 28/05/2022 02:00

    pse nuk e thoni ku asht belsh ,,ne programet ne shqipni ,nuk japin as emna as vene se ku jane as se kush jane.

    Përgjigju
  • Patrioti vertete: 27/05/2022 19:56

    Pse perdorni fjale jo shqipe. Ne Rome jane "tyerme di Caracalla", pra banjat. Atje eshte e drejte te perdoret keshtu. Po ne Shqiperi: termet e Ballshti fare mire mund te thuhej Banja e Ballshit. Apo ju duket vetja me te kulturuar. Eshte si puna e atij qe u be hoxhe pas komunizmit dhe la mjeker qe nuk kish lene kurre. I thane pse le mjeker, per tu dukur me i ditur? Edhe kjo pune keshtu eshte, perdorni fjale shqipe kur ato ekzistojne.Nese ekipi ka arkeolog italian, ai ta perdore per informacion ne vendin e tij. Me respekt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë