RRESHEN - Janë të gjithë të sëmurë dhe nuk kanë asnjë strehë ku të fusin kokën. Ky është realiteti i familjes prej katër natarësh të Agim Picakut në qytetin e Rrëshenit në Mirditë.
Tashmë atyre u duhet të dalin edhe nga shtëpia ku kishin jetur prej 1 viti pasi nuk kanë të ardhura për të paguar qeranë.
Kryefamiljari Agim Picaku sëbashku me bashkëshortën e tijë dhe dy vajzat janë prekur nga një semundje e rënde në kocka dhe kanë kryer disa herë ndërhyrje kirurgjikale, duke bërë që gjendja e tyre ekonomike të rëndohet sëtepërmi.
Agim Picaku u është drejtuar të gjitha insitucionëve të shtetit për ndihmë por pa marrë asnjë përgjigje. Apeli i tij i referohet nevojës për të siguruar strehë për familjen dhe t’u mundësohet kurimi në spital.
Bashkëshortja e tij deklaron se sëbashku me fëmijët do të vendoset para Bashkisë në shenjë proteste ndaj neglizhencës dhe burokracive që kanë shfaqur të zgjedhurit vendor përballë situatës që ka prezantuar familja e tyre.
Kanë jetuar në një shtëpi me qera të ulët, favor i një bashkqytetari të tyre, por ky i fundit tashmë do e shesë banesën e tijë dhe është i detyruar të nxjerrë familjen Picaku. Këta të fundit nuk dinë se ku do të shkojnë me nje dimër në prag dhe probleme pambarim për ta.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO