Rrëshen, në sy të policëve vritet
drejtori i OSHEE-së për veriun

Rrëshen, në sy të policëve vritet<br />drejtori i OSHEE-së për veriun
Dy persona të maskuar kanë qëlluar për vdekje drejtuesin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Saimir Jakun ndërkohë që Gjergj Prenga ka mbetur i plagosur lehtë. Saimir Jaku ishte dhe anëtar i Këshillit Bashkiak si përfaqësues i PS-së. Ai kishte kandiduar edhe për kryetar të Keshillit Bashkiak. Jaku ishte fëmija i 10 binjak me një vëlla tjetër, pas 9 motrave që kishin lindur në familjen Jaku.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë të ditur se Jaku është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të maskuar, teksa ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit bashkë me një shok të tij. Pikërisht në këtë kafe në momentin kur dy personat kanë sulmuar me armë ka pasur dhe efektivë të komisariatit Rrëshen, i cili ndodhej vetëm 20 metra larg.

Policët kanë parë personat që kanë qëlluar me armë, por askush nuk ka reaguar për të ndjekur apo ndaluar dy autorët e këtij krimi të rëndë, që tronditi qytetin e Rrëshenit. Pas atentatit, ku mbeti i vdekur Saimir Jaku dhe u plagos Gjergj Prenga autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Që prej ditës së djeshme policia është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët kanë braktisur makinën tip “Benz-Mercedes” në fshatin Gallatë të Kurbinit ku e kane djegur, aty ku forcat e FNSH-së të ardhura nga Lezhë dhe nga Shkodra po vazhdojnë aksionin për t'i arrestuar.

Dyshimet flasin se vrasja e Saimir Jakut mund të ketë ardhur nga konfliktet e mëparshme të tij, në Itali, ku mendohet se ka qënë njëherë i dënuar. Ndërkohë ende nuk është ngritur ndonjë pistë hetimore se vrasja e tij mund të ketë ardhur si pasojë e detyrës që viktima ushtronte në Drejtorinë e OSHEE, për zonën e veriut.

20 metra larg komisariatit
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lokalin që ndodhet jo më larg se 20 metra larg komisariatit të policisë Rrëshen. Pas marrjes së provave në vendin e ngjarjes, efektivët e policisë kanë shoqëruar në komisariat disa persona, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur edhe ekzekutimi mafioz i Jakut. Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se pista kryesore e hetimit është fakti se Jaku përpara disa viteve ka qenë emigrant në disa shtete të ndryshme të Europës, atje ku mund të jetë përfshirë në ndonjë aktivitetit kriminal. Saimir Jaku është anëtar i Partisë Socialiste dhe anëtarë i Këshillit të Qarkut Lezhë. Aktualisht ai punonte si shef sektori në Drejtorinë Qendrore të OSHEE-së në Tiranë, ndërkohë që më parë ka qenë ish-drejtor i OST-së për Veriun.

Hetimet dhe kontrollet
Që prej mëngjesit të djeshëm dhjetëra forca të reparteve të FNSH Tiranë dhe Shkodër si dhe një grup i RENEA, kanë nisur kontrollet në disa zona me qëllim kapjen e autorëve. Deri në orët e vona të mbrëmjes asnjë person nuk është arrestuar për këtë ngjarje, ndërkohë që nuk dihet as emrat e autorëve që kanë qëlluar me kallashnikov mbi Saimir Jakun. Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes dhjetëra gëzhoja automatiku, ndërkohë pritet që në ditët në vijim të mësohet nëse në to janë konstatuar gjurmë gishtash ose jo. Policia ka kryer kontrolle në dhjetëra banese, në zonën e Laçcit, Rrëshenit e fshatra të ndryshëm por nuk është gjendur asnjë gjurmë e autorëve.

Funksioni
Aktualisht Jaku punonte si shef sektori në Drejtorinë Qendrore të OSHEE-së në Tiranë,ndërkohë që më parë ka qenë ish-drejtor i OST-së për Veriun.

Policët
Pikërisht në këtë kafe në momentin kur dy personat kanë sulmuar me armë ka pasur dhe efektivë të komisariatit Rrëshen, i cili ndodhej vetëm 20 metra larg

vrasja rreshen
vrasja rreshen
vrasja rreshen
vrasja rreshen
(Foto nga vendi ku ka ndodhur ngjarja)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Serbi Protestuesit dhunojnë qytetarin që mbante flamurin e Bashkimit Europian

Serbi Protestuesit dhunojnë qytetarin që mbante flamurin e Bashkimit Europian