Në 24 orët e fundit rajoni i Kukësit ka qenë i përfshirë nga reshje me intensitet të lartë ndërkohë që stuhia e fortë ditës së mërkurë shkaktoi jo pak probleme në sistemin energjetik.
Në segmentin Tuneli i Kalimashit - Fushë Dugagjin, pasditen e së enjtes filluan reshjet e dendura të dëborës të cilat arritën 10 cm.
Për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës, kompania mirëmbajtëse nxori në terren 5 borëpastruese.
Nuk pati probleme në qarkullimin e automjeteve ndonëse në këtë segment të Rrugës së Kombit pati edhe prani të mjegullës.
Nga reshjet e shiut, në pjesë të ndryshme të Tunel-Kukës-Morin, Kukës-Bushtricë e disa akse të tjera rrugore ka pasur rënie gurësh e dherash .
Ndërkohë , stuhia e fortë ditës së mërkurë shkaktoi jo pak probleme në sistemin energjetik dhe në objektet shkollore të Bashkisë Kukës.
Një defekt i shkaktuar në linjën e transmetimit të energjisë në Fierzë për 24 orë la pa energji rrethin e Kukësit .
Grupet e punës në terren pasi kontrolluan gjithë gjatësinë e linjës riparuan defektet që u krijuan si pasojë e kësaj stuhie duke rikthyer energjinë mëngjesin e së enjtes.
Erërat e forta shkaktuan dëme edhe në godinat arsimore duke dëmtuar çatinë e shkollës 9 vjeçare në fshatin Pistë të Njësisë Administrative Malzi.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com