Rreshje të dendura dëbore në New
York, anulohen qindra fluturime

Rreshje të dendura dëbore në New<br />York, anulohen qindra fluturime<br>
Reshje të dendura dëbore të parashikuara gjatë paradites së sotme çuan në anulimin e qindra fluturimeve në aeroportet e New York-ut.

Rreth 470 fluturime, ose rreth 37% e totalit të planifikuar për nisje apo mbërritje në aeroportin ndërkombëtar të JFK-së, u anuluan rreth orës 09:00 sipas asaj lokale, 550 fluturime ose 44% për aeroportin ndërkombëtar të New York dhe 485 (42%) për aeroportin e La Guardias, që lidh kryesisht shtetet amerikane.

Agjencia që mbikëqyr tre aeroportet, Autoriteti Portual, i cili është kritikuar gjerësisht për kaosin e krijuar pas reshjeve masive të dëborës në fillim të janarit, bëri me dije se çdo aeroport kishte marrë çdo masë paraprake përgatitje për t’ja dalë mbanë kësaj situate.

Rreth 15 deri në 25 centimetër dëborë pritet të regjistrohet në qytetin e New York-ut gjatë mesditës dhe rreth 50 centimetër në zonat më rurale të Shtetit të New York-ut, New Jersey dhe Connecticut.

Shkollat publike të New York-ut, gjykatat si dhe shërbimet publike vijojnë punën si zakonisht.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë