ITALI - Mbi 200 persona të evakuuar, kanale e lumenj të dalë nga shtrati, rrëshqitje dheu, një urë e rrëzuar: rikthehet frika në brigjet e Toskanës në Itali për shkak të motit të keq, veçanërisht në qytetet e Massa-s dhe Carrara-s si dhe në rajonin e Lunigiana-s, ku përmbytjet janë përsëritur si në 2010 ashtu edhe në 2011.
230 milimetra shi kanë rënë brenda 4 orëve, gjë që ka bërë që lumenjtë Rikortola dhe Parminjola që të dalin nga shtrati.
Reshjet e forta të shiut kanë goditur veçanërisht rajonet e Toskanës dhe Ligurias, ndërsa rrëshqitja e dheut në Trentino Alto Adige ka shkaktuar mbylljen e shumë rrugëve.
Lumenjtë janë fryrë frikshëm edhe në Emilia Romagna ndërsa shiu vazhdon pa pushim në të gjithë pjesën verilindore të Italisë.
Në Venezia uji ka arritur nivelin e 149 cm mbi nivelin e detit, ndërkohë që rreth 70% e qytetit bregdetar është mbuluar nga ujërat dhe turistët janë parë të notojnë në Sheshin San Marco . Është e gjashta herë që arrihet një nivel i tillë në Venezia që nga viti 1872.
(im/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com