Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti ka vizituar dje Qarkun e Lezhës pas përmbytjeve të shkaktuara si rezultat i shirave të mëdha. Ministri Panariti ka qenë dje në zonën e Malbardhit në Kurbin për të inspektuar demet e shkaktuara nga rreshjet e shiut si dhe në hidrovorin e Tales. Sasia e madhe e shirave mund të përsëritet edhe në muajt korrik dhe gusht dhe për këtë arësye, ai tha se është e nevojshme një ndërhyrje me prita dhe gardhe ndaj përrenjve malorë, në mënyrë që të garantohet një ndërhyrje komplekse për disiplinimin e ujërave në këtë zonë.
/Shqiptarja.com












