TIRANE 19 Qershor/ATSH/- Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti vizitoi Qarkun e Lezhës pas përmbytjeve të shkaktuara si rezultat i shirave të mëdha që kanë rënë gjatë ditës së djeshme.
Ministri Panariti ishte në zonën e Malbardhit në Kurbin për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga rreshjet e shiut si dhe në hidrovorin e Tales. Gjatë takimit me banorë të zonës, Panariti kërkoi bashkëpunim për të parandaluar dëmet që mund të sjellin përmbytjet.
Ministri Panariti tha se për shkak të ndryshimeve të kushteteve të motit, niveli i lartë i shirave mund të përsëritet edhe në muajt korrik dhe gusht, dhe për këtë arësye ai theksoi se është e nevojshme një ndërhyrje me prita dhe gardhe ndaj prrenjëve malorë, në mënyrë që të garantohet një ndërhyrje komplekse për disiplinimin e ujërave në këtë zonë.
"Ne duhet ti dalim përpara situatave të tilla dhe prandaj me te gjithë energjitë, me mjetet që kemi në dispozicion, në bashkëpunim dhe me banorët do të angazhohemi për të ruajtur pronat tona, jetët tona dhe të mos dëmtohemi.", tha Ministri Panariti./a.gjonaj/./a.g/
/Shqiptarja.com