Si të mos mjaftonte rruga, një tjetër situatë problematike është shfaqur ne Librazhd me shtyllën e tensionit të lartë për shkak të rrëshqitjes së tokës. Pikërisht në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, rrezikon të rrëzohet shtylla e tensionit të lartë 110 kilovolt Librazhd – Hidrocentrali Egnatia.
Në këtë linjë furnizohet me energji jo vetëm zonën e Librazhdit por është e lidhur edhe me Prrenjasin. Nëse ajo shembet, dy bashki mund të mbeten pa energji elektrike.
Zgjidhja alternative e parashikuar është furnizimi përmes nënstacionit të Prrenjasit, deri në stabilizimin e situatës. Specialistët e Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) kanë urdhëruar monitorim pandërprerje të situatës dhe planifikimin për devijimin urgjent të linjës së tensionit të lartë, për të shmangur çdo rrezik për jetën e qytetarëve. Pritet ndërhyrje e menjëhershme teknike për të garantuar furnizimin me energji.
Lajmi kryesor:
‘Paralizohet’ juglindja, shembja e rrugës Librazhd-Përrenjas bllokon qarkullimin për të gjitha mjetet! Kalimi nga Maliqi, por rruga e dëmtuar (VIDEO)











