Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në aksin Gramsh-Kukur, duke bllokuar plotësisht qarkullimin në këtë rrugë. Si pasojë, aksi që lidh qytetin e Gramshit me njësinë administrative Kukur është bërë i pakalueshëm. Në rrugë ka mbetur i bllokuar edhe një kamion i ngarkuar me mallra ushqimore, që po transportonte furnizime për dyqanet e zonës.
Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, në vendin e quajtur “Përroi i Pishave”, ku një pjesë e rrugës ka rrëshqitur për shkak të motit të keq. Banorë të zonës po përpiqen t’i vijnë në ndihmë drejtuesit të kamionit me mjete të tjera, ndërsa qarkullimi në aks vijon të jetë i bllokuar.
Lajmi në përditësim.
Komente










