DURRËS - Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë probleme edhe në Durrës. Rrëshqitje të mëdha toke ka patur pranë vendit të quajtur Currila në Durrës, kjo pasi rrëshqitjet masive të dherave kanë bërë që njëri krah i rrugës automobilstike të bllokohej plotësisht. Sot u ndërhy për pastrimin e rrugës dhe u bë e mundur, hapja e saj.
Dy ndërtesa rrezikuan të përmbyten nga masivi i dherave që po rrëshqisnin, pasi masivi i dheut mbërriti në afërsi të çative të tyre dhe muret rrethuese mbajtëse nisën të plasariten. Ndërkohë, duket se para rrëshqitjes, në disa zona të Currilave, janë prerë edhe pishat, që më parë ishin mbjellë pikërisht për të mos lejuar rrëshqitjen e tokës.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)