KINË- Më shumë se 100 persona dyshohet të jenë nën gërmadhat e një masivi shkëmbinjsh që rrëshqitën nga ana e një mali në provincën Sichuan në jug-perëndim të Kinës, thonë mediat shtetërore.

Rreth 40 shtëpi u shkatërruan në fshatin Xinmo në qarkun Maoxian, pasi ana e një mali u rrëzua rreth orës 06:00 lokale (22:00 GMT të premten).

Në zonë është duke u bërë një operacion shpëtimi për të gjetur dhe shpëtuar të zhdukurit.

Fotot e publikuara nga gazeta e përditshme e People's tregojnë buldozerë që lëvizin tokën dhe gurë të mëdhenj si përpjekje për të shpëtimituar personat e e gjendur nën gërmadha.

Rrëshqitja e tokës bllokoi një shtrirje prej dy kilometrash të një lumi, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua, raporton BBC.

Rrëshqitjet e dheut janë një rrezik i rregullt në rajonet malore të Kinës, sidomos gjatë shirave të mëdha.

kine

kine
[gallery]22787[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com