Rreth 1.7 milionë myslimanë
nisin pelegrinazhin vjetor në Mekë
Në Arabinë Saudite, të paktën 1.7 milionë myslimanë filluan të mërkurën Haxhillëkun, pelegrinazhin vjetor në Mekë, vendi i shenjtë i Islamit. Në pelegrinazhin e këtij viti kanë ardhur dhe myslimanë shiitë nga Irani, të cilët bojkotuan haxhillëkun e vitit të kaluar, pas ngjarjeve tragjike të vitin 2015.
Në Arabinë Saudite, të paktën 1.7 milionë myslimanë filluan të mërkurën Haxhillëkun, pelegrinazhin vjetor në Mekë, vendi i shenjtë i Islamit.
Në pelegrinazhin e këtij viti kanë ardhur dhe myslimanë shiitë nga Irani, të cilët bojkotuan haxhillëkun e vitit të kaluar, pas ngjarjeve tragjike të vitin 2015.
Më shumë se 100 mijë punonjës të sigurisë janë mobilizuar këtë vit, me qëllimin për të shmangur një tragjedi të ngjashme me atë të vitit 2015, gjatë së cilës u vranë rreth 2,300 persona. Vetëm Irani raportoi 464 vdekje, numri më i lartë i vdekjeve i shkaktuar tek shtetasit e huaj.
Haxhillëku i këtij viti ndodh në një periudhë përçarjeje diplomatike mes një grupi vendesh arabe dhe Katarit, që akuzojnë këtë të fundit për mbështetje të terrorizmit. Javë përpara fillimit të Haxhillëkut Arabia Saudite i lehtësoi kufizimet për hyrje në këtë vend që nga 5 qershori, por Katari pohon se vetëm disa dhjetra shtetas të tij arritën t’i bashkohen pelegrinazhit.
Gjatë Haxhillëkut, myslimanët e përkushtuar kryejnë një varg ritualesh fetare, përfshirë ecjen në drejtimin e kundërt me akrepat e orës rreth Qabesë, struktura në formë kubike në qendër të Xhamisë së Madhe të Mekës, që myslimanët besojnë se është vendi ku Profeti Abraham ndërtoi tempullin e tij të parë. Ata gjithashtu pinë uji nga pusi Zamzam, që besohet të ketë cilësi kuruese si dhe hedhin gurë në mënyrë simbolike ndaj djallit.
Haxhillëku është një detyrim fetar që u kërkohet të gjithë myslimanëve ta kryejnë, të paktën një herë në jetën e tyre. /VOA
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26.4%
-
Pak
40%
-
Aspak
33.6%
Vota total: 1614
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Njerëzit e tmerruar, pamjet pasi Hezbollahu lëshoi raketën në fushën e futbollit në Golan
28 Korrik, 09:59
-
Rikthehet vala e të nxehtit, javën që vjen sërish temperatura deri në 40 gradë celsius
28 Korrik, 09:49
-
Orban sërish kritikon Perëndimin
28 Korrik, 09:46
-
Nga Tajlanda në Singapor, ja ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza! Emrat e 99 shteteve
28 Korrik, 09:44
-
Sezoni turistik/ Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit, mbërrijnë 4144 pasagjerë, 27 sportele në funksion
28 Korrik, 09:27
-
Harris mesazh të ri për ekonominë, Trump dhe republikanët e kritikojnë për inflacionin
28 Korrik, 09:20
-
Fatos Çoçoli: Pse BE na dhuron 136 milionë euro?
28 Korrik, 09:06
-
Lezhë/ Zjarri në malin e Shëngjinit vijon, operacioni për shuarjen e flakëve nisi sërish sot! Vatër edhe në malin e Rencit
28 Korrik, 08:52
-
Mero Baze: Përse Berisha dhe Rama nuk kanë të njëjtin hall me sistemin
28 Korrik, 08:39
-
Dritan Hila: Ta gëzojë Berisha dhe Rama!
28 Korrik, 08:30
-
Lufta/ Ushtria Izraelite godet bazat e Hezbollahut në të gjithë Liban, e akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Golan
28 Korrik, 08:12
-
Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje
28 Korrik, 07:55