Një aktivitet i veçantë që forcon lidhjet kulturore dhe arsimore mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë është zhvilluar sot në Vatikan, ku Papa Françesku ka zhvilluar një Audiencë të Përgjithshme para rreth 100 studentëve shqiptarë dhe akademikëve nga universitete të ndryshme të Shqipërisë dhe Italisë.
Të pranishëm në këtë Audiencë të Përgjithshme ishin edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Gjatë Audiencës se Përgjithshme, Papa Françesku vuri theksin tek rëndësia e vlerave humane dhe angazhimi i përbashkët në promovimin e paqes, drejtësisë dhe vëllazërisë. Pas Audiencës së Përgjithshme, Ati i Shenjtë Françesku përshëndeti ministrat shqiptarë me delegacionet, studentët dhe akademikët e pranishëm. Pjesëmarrësit bënë gjithashtu edhe kalimin e Portës së Shenjtë, e cila hapet një herë në 50 vjet. Selia e Shenjtë e ka shpallur vitin 2025, si Vit Jubile. Sipas traditës biblike, Viti Jubilar është një vit i veçantë i faljes universale.
Në Vatikan, Ministri Hasani dhe Ministrja Manastirliu zhvilluan një takim edhe me Shkëlqesinë e Tij, Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Përgjatë këtij takimi, palët u fokusuan në marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, si dhe tek angazhimi i përbashkët për të çuar më lart progresin e këtyre marrëdhënieve.
Dy ministrat u takuan gjithashtu edhe me studentë shqiptarë dhe akademikë të universiteteve shqiptare dhe italiane. Në fjalën e tij përshëndetëse, Hasani vlerësoi rolin që ka rinia si burimi më i madh i vendit për të tashmen dhe të ardhmen.
Për sa i përket diasporës, Ministri Hasani nënvizoi gjithashtu se Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë një sërë nismash për t’i dhënë një rol të ri dhe një fytyrë të re diasporës, duke e shndërruar në një faktor aktiv të zhvillimit kombëtar.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.8%
-
Pak
12%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 927
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja për pensionet me Italinë publikohet në Fletoren Zyrtare, ja fondet që alokohen ndër vite dhe sa përfitohet! Priten të hyjnë në fuqi edhe dy të tjera (DOKUMENTI)
22 Mars, 15:33
-
Itali/ Shiste për 50 euro çdo gram kokaine, arrestohet 50-vjeçari shqiptar! Dhomën e hotelit e kishte kthyer në bazë droge, dyshohet si anëtar i një organizate trafiku
22 Mars, 15:22
-
Itali/ Ndërron jetë 50-vjeçarja shqiptare, u përplas nga makina (EMRI)
21 Mars, 12:52
-
Itali/ Po qëndronte pranë një karburanti, nervozizmi zbulon shqiptarin në trafik droge! I gjendet kokainë, ishte i skeduar më parë
21 Mars, 08:30
-
Këshilli i Ministrave miraton pr.ligjin për marrëveshjen 10-vjeçare me Ukrainën në fushën e mbrojtjes! I kalon Kuvendit për ratifikim
20 Mars, 22:44
-
Itali/ Vrau bashkatdhetarin me plumbë në zemër pas sherrit në lokal, dënohet me 20 vite burg Mikea Zaka
20 Mars, 17:20
-
Itali/ ‘Zilja e telefonit i binte papushim edhe pas arrestimit!’ Shqiptari kapet duke shitur kokainë dhe marijuanë poshtë shtëpisë, detaji i pazakontë për karabinierët
20 Mars, 13:45
-
Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës, arrestohen 4 shqiptarë! Importohej nga Holanda dhe shpërndahej në qytetet e Italisë
20 Mars, 11:37
-
Olimpiada Speciale Dimërore, Shqipëria e mbyll me tetë medalje! Pesë të arta
20 Mars, 11:03
-
Itali/ Kishte bërë ‘kërdinë’ në Gjermani me 9 grabitje në seri, ‘skifteri’ shqiptar arrestohet në Bari pas 5 vitesh kërkime! Plaçkiti 140 mijë euro mall
20 Mars, 09:49
-
‘Celulë më celulë’/ Rama nga Njësia 4 njofton lajmin për fondin ekstra: Do marrin shtëpi dhe ata që kanë bërë aplikimin e gabuar nga tërmeti, nuk do t’i lëmë në rrugë (VIDEO)
19 Mars, 22:45
-
Kryeministrja Meloni: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, shembull për Europën
19 Mars, 22:08