/ATSH-AFP/ - Disa dhjetëra tërmete ranë sot në mëngjes në rajonin e Firences, ku më i forti ishte 4,1 ballë Rihter, dhe të gjithë njerëzit dolën nga banesat e tyre ndonëse asnjë viktimë apo dëm nuk u raportua.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), rreth 30 tërmete u regjistruan në Kianti, mes Firences dhe Sienës, gjatë 24 orëve të fundit, dhe dy më të fortët ishin me magnitudë 3,8 dhe 4,1 ballë Rihter.
Për momentin nuk ka asnjë viktimë apo dëm të raportuar, njoftoi media, por shumë njerëz kanë braktisur banesat e tyre duke dalë nëpër rrugë.
Shumë shkolla janë evakuar gjithashtu për arsye sigurie, sipas të njëjtave burime.
/Shqiptarja.com