TURQI- Dhjetëra mijëra sirianë kurdë kanë kaluar kufirin e Turqisë gjatë 24 orëve të fundit, duke tentuar të arratisen nga luftëtarët ekstremistë të Shtetit Islamik të cilët kanë pushtuar disa fshatra pranë kufirit dhe po avancojnë drejt vende Siriane. Civilët Kurdë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre për shkak të frikës së mbërritjes së ekstremistëve islamikë në qyteti e tyre në Kobani, ku mund të bëjnë një masakër.
 
Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus, u tha gazetarëve në Ankara se “rreth 45 000 kurdë sirianë kanë kaluar kufirin në tetë pika hyrje”, pas hapjes së kufirit të Turqisë më 19 shtator.
 
Avancimi i ISIS ka bërë që lideri i kurdëve në Irak, Masud Barzani, t’i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të shpëtojë kurdët e Sirisë nga sulmet e militantëve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)