Dëshmi e thatësirës në qytet është shatërvani pa ujë në sheshin e rilindur të Shijakut. Mungesa e ujit të pijshëm në çezma është shqetësimi kryesor i banorëve të qytetit dhe fshatrave përreth. Në çdo hyrje pallati dhe në çdo çati shtëpie sheh depozita e cisterna. Banorët tregojnë se uji i rrjetit vjen vetëm me orare të kufizuara, vetëm një herë në ditë në qytet, ndërsa në fshatra furnizohen një në tre ditë.
"Kur vjen vjen kur s'vjen na ka luajtur mendsh. Duke blerë nuk na del, 170 mijë lekë pension në muaj marr unë. Për të blerë botin kushton 10 mijë lek (të vjetra). Ka një javë që e kanë sjellë një herë në tre ditë, gjysmë ore ujë. Jemi 5 vetë në familje, 20 mijë lekë (2 mijë lekë të reja) në ditë më shkojnë për të blerë ujë", thanë të moshuarit.
"Banoj në lagjen "kodra" kemi 6 muaj që vuajmë nga mungesa e ujit. Një herë në 3 ditë vjen uji për 30 minuta. S'ka orar të saktë 6 të mëngjesit ndonjerë në 4 të pasdite. Prej 6 muajsh në këtë situatë vetëm duke blerë. 20 mijë lekë një bot uji. Ne jemi tre familje në një godinë dhe detyrojmë të blejnë dy bote, 40 mijë lek për ujë të pijshëm. janë harxhuar 4.8 mld leke për dy tenderë nga Balluku dhe Bashkia, ndërkohë që ne s'kemi ujë", thanë banorët.
Furnizimi me ujë është një problematikë disa vjeçare në Bashkinë e Shijakut, por ende s'ka marrë zgjidhje edhe pse janë bërë dy tenderë me vlerë 5 milionë euro nga Ministria e Infrastrukturës dhe Bashkia e Shijakut.
I kontaktuar nga Report TV, përgjegjësi i Ujësjellës Kanalizimeve, Ivo Doçi tha se investimi parë me vlerë 331,619,838.3 lekë për rikonstruksionin e rrjetit shpërndarës të qytetit ka përfunduar, ndërsa ende po punohet për investimin e dytë me vlerë për 247,129,485.5 për tubacionin kryesor nga stacioni pompimit të Fushë Krujës deri në depon Shore.
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3082
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor, 16:36
-
Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, arestohen dy përgjegjisit tek 'Pespa Alumin' (EMRAT)
26 Nëntor, 12:10
-
GJKKO dënon me 2 vite dhe 8 muaj burg Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit mungoi në seancë! Pezullohet dënimi për 3 të tjerët (VENDIMI)
25 Nëntor, 16:44
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Durrës/ U dëmtua nga një makineri gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari (EMRI)
25 Nëntor, 14:11
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Durrës/ Plagosje me thikë në lagjen nr.4! Kapen dy vëllezërit, 32 vjeçari dërgohet në spital (EMRAT)
23 Nëntor, 20:19
-
Artisti nga Kosova, Eshref Qahili vjen në Durrës me ekspozitën e veçantë ‘Arti bashkëkohor kosovar në kohën e inteligjencës artificiale’
23 Nëntor, 16:54
-
Moti i keq, rrethi i Krujës pa drita! 6000 banorë mbeten në terr
22 Nëntor, 18:38
-
Moti i keq/ Anulohet për mbrëmjen e sotme lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
22 Nëntor, 13:40
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13
Ky eshte kryetari pd shijak qe flet. Mund ta jepte dhe nga zyra injoranti analfabet
PërgjigjuPo shijaku eshte bashki model tha KM para nje jave
Përgjigju