Rreze Dielli, nis provën konkurenti i radhës
Një tjetër nxënës është bërë pjesë e konkursit të gatimit të zonjës Tefta. Eugjen Xhangoli është studenti i radhës i shkollës së mesme së hoteleri-turizmit, i cili ka nisur sot aventurën një javore të gatimit në
Një tjetër nxënës është bërë pjesë e konkursit të gatimit të zonjës Tefta.
Eugjen Xhangoli është studenti i radhës i shkollës së mesme së hoteleri-turizmit, i cili ka nisur sot aventurën një javore të gatimit në emisionin “Rreze Dielli”.
Duke ndihmuar zonjën Tefta ata kanë përgatitur së bashku dy receta të shijshme dhe mjaft praktike për shikuesit e kësaj rubrike të përditshme.
"Shish me djathë Mocarela" ka qenë njëra nga recetat e përgatitura nga Zonja Tefta, ndërkohë që Eugjeni duhet të memorizojë çdo gjë që thotë ajo.
Ndërsa zgjedhja e dytë ka qenë "Fileto viçi me pure patate", ku zonja Tefta, e cila vë gjithmonë në punë fantazinë ka nxjerrë një pjatë shumë të shijshme.
Konkursi i gatimit do të jetë në ekranin e rreze Dielli nga e hëna deri të enjten, ku Zonja Tefta do i mësojë kokurrentit pjesëmarrës receta të ndryshme gatimi, dhe ditën e premtë ajo do të zgjedhë rastësisht një nga recetat e shpjeguara gjatë javës.
Konkurrenti duhet ta realizojë atë pa asnjë ndihmë, duke mbajtur mend përmendësh edhe përbërësit e recetës, ashtu siç ndodhi edhe në javën e parë të konkursit me Indritin.
Në fund të provës, nxënësi do të vlerësohet nga juria e cila përbëhet nga zonja Tefta, një mësues dhe një shef kuzhine.
(Pjata e parë, Shish me djathë Mocarela)
Çdo javë do të ketë një nxënës të ndryshëm deri në finalen e madhe, e cila do të jetë në qershor.
Të gjithë pjesëmarrësit e këtij kompeticioni do të pajisen me çertefikatë pjesëmarrjeje si dhe me dhurata.
(Fileto viçi me pure patate, pjata lart. Shish me djathë Mocarela, pjata poshtë)
Ndërkaq çmimi i madh për fituesin do jetë përveç çertefikatës edhe një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake.
Shish me djathë Mocarela, receta e parëPërbërësit:
Kunguj 2
Karrotë 2
Qepë të vogla 8
Domate të vogla 8
Spinaq 500 gr
Hudhër 2 thelpi
Kripë, piper, arë moskat
Vaj ulliri Altis 4 lugë gjelle
Gjalp Super Fresko 50 gr
Kërpudha 4 copë
Djathë Mocarella 4 copë
Qepë e njomë 1 tufë
Receta e dytë Fileto viçi me pure patatePërbërësit:Fileto viçi 500 gr
Qepë 1
Hudhër 1 thelpi
Karrotë 1
Seleno 1 degëz
Patate 4
Qumësht 1 gotë
Gjalp 2 lugë gjelle
Kripë,piper
Redaksia Online
(b.t, xh.k/shqiptarja.com)
60/4
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zhvillohet turizmi malor në Fushë-Studen të Librazhdit! Fshati piktoresk, në mes të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë
13 Tetor, 19:15
-
Liga e Kombeve/ Përballja me Shqipërinë, tekniku Sgnol mban sekret formacionin e Gjeorgjisë: Të bëjmë detyrat dhe të fitojmë
13 Tetor, 18:59
-
Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve
13 Tetor, 18:56
-
BE do ndajë fondet e Planit të Rritjes Ekonomike, Shqipëria pritet të përfitojë rreth 1 mld Euro! Ja sa marrin vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor
13 Tetor, 18:40
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Media: 5 fëmijë të vrarë gjatë një bastisje izraelite
13 Tetor, 18:36
-
Kosova u ofron mbrojtje të përkohshme 68 afganëve, ministri Zveçla: Të mbrojmë individët në rrezik nga konfliktet e brendshme
13 Tetor, 18:25
-
FIER/ Ura pa parmakë e Darëzezës, rrezik për aksidente! Banorët të frikësuar: Mund të përfundojmë në kanal! Bashkia: Së shpejti kolona betoni
13 Tetor, 18:19
-
Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin
13 Tetor, 18:08
-
Netanyahu bëri thirrje për tërheqje/ Tanket e ushtrisë izraelite shkatërrojnë portën e godinës së paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor
13 Tetor, 17:49
-
PROFESIONALJA/ Vajzat në Cërrik duan të bëhen Veterinere, rrëfimi i nxënëses: Kam hasur me paragjykime, por e ndjek për pasion
13 Tetor, 17:48
-
Tregu i apartamenteve/ Të etur për prona, bum shitjesh të pasurive të paluajtshme! INSTAT: Në 6 muaj u shitën prona me vlerë 58 mld lekë
13 Tetor, 17:34
-
Fier/ Përndiqte prej pesë muajsh 31-vjeçaren dhe e kërcënonte për jetën, në pranga i riu nga Laçi
13 Tetor, 17:27