Rrezik për aksidente, gjobiten 296 drejtues monopatinash! Oficeri Baka: Ka shkelje flagrante të rregullave! Vëzhgimi i Report TV në Tiranë

Drejtuesit e monopatinave shkaktuan 48 aksidente në Tiranë gjatë vitit 2023, me një të vdekur dhe 31 të plagosur lehtë. Kjo situatë u bë shkak për ndryshime në kodin rrugor me qëllim ndëshkimin e kundravajtësve.

Që prej gushtit 2023 deri në fund të vitit Policia e Shtetit ka vendosur në rang vendi 296 gjoba për të gjithë drejtuesit e monopatinave që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.

Vëzhgimi në terren konstatoi një rast “Rrugën e Kavajës”, ku drejtuesi i monopatinës edhe pse e ka pak metra larg korsinë e dedikuar, ecën në mes të rrugës së automjeteve, madje në sens të kundërt.

Sipas shifrave të policisë, në 5 muajt e fundit të vitit 2023, janë ndëshkuar mesatarisht 2 përdorues monopatinash në 24 orë. Masa administrative për drejtuesit e kësaj kategorie të mjeteve, është 500 deri në 2 mijë lekë. Por shkeljet duket se vazhdojnë.

Policia është e vetëdijshme se kjo kategori mjetesh është kthyer në problematikë.

 “Ankesat janë të rralla, por në syrin tonë të përditshëm vihet re që ka nevojë për ndërhyrje në lidhje me këtë kategori shkeljesh, është një kategori që ende nuk është vendosur në shinat e ligjshmërisë. Kemi raste të shkeljeve flagrante të tyre”, tha Gerhard Baka, specialist i qarkullimit rrugor.

Edhe ata të cilët qarkullojnë në korsinë e dedikuar, janë në shkelje të Kodit Rrugor, pasi nuk janë të pajisur me kaskë mbrojtëse.

Qytetarët, por edhe drejtuesit e mjeteve, i konsiderojnë monopatinat të rrezikshme.

“Janë shumë problem se nuk mbajnë korsitë e tyre dhe bëjnë zig-zage”.

“Po të rrezikuar ndihemi se vijnë befasisht”

“Unë për vete i kam frikë se eci me makinë dhe i kam bezdis se ecin pa kujdes”.

"Më kanë përplasur njëherë, as ndaluan fare ikën. Duke pritur për të kaluar te vizat e bardha. Shumë problem, edhe për fëmijët edhe për ne pleqtë".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:41
Gjoba për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit, oficeri Baka sqaron procedurën: Qytetarit i bllokohet ID-ja, e merr pasi bën pagesën

Policia Rrugore ka nisur aplikimin e gjobave edhe për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe vend-kalimin e vijave të bardha duke u bërë shkak për aksidente. Gerhard Baka, specialist i qarkullimit rrugor sqaron për Report Tv si veprohet në rastet kur një qytetar kapet në shkelje. Sipas tij, kur një agjent konstaton një këmbësor ne parregullsi, merret masa administrative 1 mijë lekë. Në këtë moment, qytetarit i kërkohet të likuidojë masën dhe të vazhdojë rrugën i lirë. Sa i përket bllokimit të kartës së identitetit, Baka thotë se kjo bëhet në marrëveshje mes dy palëve.

"Kur një agjent konstaton një këmbësor në parregullsi, e ndal dhe i vihet në dukje shkelja, merret masa administrative 1000 lekë, qytetarit i kërkohet te likuidoje masën dhe të vazhdoje rrugën i lirë. Për mbajtjen e kartës, është marrëveshje mes dy palëve që deri kur të likuidojë gjobën të lërë kartën ose mund të shkojë në afërsi të postave të bëjë pagesën të paraqiste mandatin dhe mund të vazhdojë", shpjegon ai për Report Tv.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dritan: 08/01/2024 20:19

    Te merren edhe me motorret qe ecin ne korsine e bicikletave e sidomos me ata shperndaresit e picave e pakove apo cfare tjeter kane neper kutia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë