Rrezikohen zgjedhjet në
Maqedoni, shpallet bojkoti

Rrezikohen zgjedhjet në<br />Maqedoni, shpallet bojkoti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, i cili po kërkohet nga Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës, si i dyshuar kryesor i grupit kriminal prej 51 personash, ende nuk është kthyer në Kosovë. Dy ditë para se policia të ndërmerrte aksion për bastisjen e shtëpive të Sylës dhe personave të tjerë, të dyshuar për tjetërsim të pronave publike, ai është larguar drejt Shqipërisë.

Policia e Kosovës nuk ka kërkuar ende nga Policia në Shqipëri që të kërkojë për vendndodhjen apo arrestimin e deputetit Azem Syla, ndërsa avokati i tij Tomë Gashi tha se, klienti i tij ka folur me policinë në telefon dhe u ka premtuar se do të kthehet së shpejti. “Unë di që Azem Syla nuk është në Kosovë. Dje kam biseduar disa herë në telefon me të. Ai ka premtuar se do të kthehet shumë shpejt. Mund të jetë edhe në Shqipëri, mirëpo unë nuk i kam kërkuar të di vendndodhjen e tij. Unë besoj se burrat seriozë, nëse japin fjalën se do të kthehen sa më shpejt që është e mundshme për t’u ballafaquar me këto akuza të prokurorit të EULEX-it, atëherë ai duhet ta mbajë fjalën e tij. Të vijë dhe të japë shpjegime për atë që kërkon prokurori”, tha Tomë Gashi, avokat i Azem Sylës.

Avokati Tomë Gashi tha se ky rast kundër krimit të organizuar është duke u hetuar që nga viti 2014 dhe - sipas tij, - EULEX po përpiqet që nëpërmjet këtij rasti të vazhdojë mandatin, i cili i skadon në qershor.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të enjten pasdite që 6 të arrestuarit gjatë aksionit të një dite më parë, në 42 vendndodhje të ndryshme, të mbahen në paraburgim për 30 ditë.
=========
Tri nga 4 partitë kryesore në Maqedoni e kanë informuar Këshillin e Europës se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit, nëse nuk përmbushen kushtet për zgjedhje demokratike. Këtë e ka bërë të ditur Stefan Schennach, kryesuesi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, që në dy ditët e kaluara ka vëzhguar klimën parazgjedhore në Maqedoni. “Tashmë dihet, që 3 nga 4 partitë kryesore nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit, nëse nuk plotësohen parakushtet, nuk zbatohet marrëveshja për zgjidhjen e krizës, apo nuk bëhet pastrimi i listës zgjedhore”, tha Stefan Schennach, kryesues i delegacionit të Këshillit të Europës.

Përfaqësuesi i KiE-së nuk ka përmendur emrat e partive që mund të bojkotojnë zgjedhjet, megjithatë, aktualisht vetëm partia VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit vlerëson se vendi është i gatshëm për të shkuar në zgjedhje. Përfaqësuesit e KiE-së kanë ftuar palët që të ulen përsëri bashkë, për të vendosur nëse do të shtyhet apo jo data e zgjedhjeve. “Rruga e vetme për të zgjidhur krizën është që të mbahen zgjedhjet, megjithatë jo zgjedhje ku do të garojnë vetëm një apo dy parti, por zgjedhje gjithëpërfshirëse”, tha Stefan Schennach, kryesues i delegacionit të Këshillit të Europës.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni, përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kanë kërkuar nga Presidenti maqedonas, George Ivanov, që ta tërheqë sa më parë vendimin për falje. Ata porositën pushtetin që të mos ushtrojë presion ndaj Prokurorisë Speciale dhe kërkuan që të mos pengohen protestat e shoqërisë civile.
Për gjendjen e mediave në Maqedoni, kryesuesi i delegacionit të KiE-së dha vlerësim tejet negativ. “Kur e shoh gjendjen e medieve në vendin tuaj, më vjen të qaj”, tha Stefan Schennach.


Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja