Rrezikohet plotësimi i formularit A1
Ministria ua kthen universiteteve

Rrezikohet plotësimi i formularit A1<br />Ministria ua kthen universiteteve
TIRANË - Për të zgjedhur dy ose tre lëndët që do të japin si provim me zgjedhje, nga lista e gjatë prej 38 lëndësh që u ka vënë në dispozicion ministria e Arsimit, maturantëve në formularin A1, ata duhet të dinë më parë se çfarë rëndësie i japin fakultetet, lëndës që ata preferojnë. Në të kundërt ata nuk mund të nisin plotësimin e formularit A1 dhe A1Z, i cili sipas rregullores duhet të nisë të plotësohet ditën e hënë. Mirëpo mësohet se ministria e Arsimit, ende nuk i ka gati koeficientët e lëndëve me zgjedhje nga universitetet. Ose më saktë, ata kanë mbërritur nga universitetet, por që në tabelën e koeficientëve nuk janë pasqyruar ndryshimet që ka pësuar kurrikula e gjimnazistëve për këtë maturë. Si pasojë ministria e Arsimit është detyruar t'ua kthejë mbrapsht atyre për rishikom koeficientët, ndaj duket se shpresat që ata të jenë gati më 20 shkurt, nuk janë të mëdha, pasi më 20 shkurt janë edhe zgjedhjet për drejtuesit e rinj të institucioneve të arsimit të lartë publik.
"Koeficientët e mbërritur nga universitete ishin "copy paste" të një viti më parë, dhe nuk ishin pasqyruar fare ndryshimet e kurrikulës së re, ndaj për këtë arsye, Ministria e Arsimit, ua ktheu mbrapsht për rishikim shkollave të larta. Ta zëmë, këtë vit të rinjtë, kanë Fizikë dhe Fizikë të avancuar në listen e lëndëve me zgjedhje dhe normalisht këto dy kurrikula nuk mund të kenë të njëjtin koeficient, pasi nuk kanë të njëjtin bagazh ai që ka bërë fizikë 5 orë në javë dhe ai që ka bërë 2 orë në javë. Ndaj universitetet duhet t'I rishikojnë me kujdes koeficientët, gjë që në fakt nuk e kanë bërë, pasi janë marrë vetëm me fushatën elektorale. Një ditë më parë, ata janë konsultuar edhe me zëvendësministrin e Arsimit, në mënyrë që t'i bëjnë gati sa më shpejt, pasi ne duam të kapim afatet e përcaktuara në rregullore", - na shpjegojnë specialistët e ministrisë së Arsimit që merren me maturën shtetërore. Ata gjithashtu shpjegojnë se ashtu si një vit më parë, edhe këtë vit do të aplikohen të njëjtët koeficientë si edhe maturat e kaluara. Sipas rregullores së maturës shtetërore, plotësimi i formularit A1 dhe A1Z do të nisë me date 20 shkurt deri me datë 10 mars 2012.

LLOJI I SHKOLLËS
Lloji i shkollave të mesme ka 5 koeficientë. Fakultetet do i japin koeficientin më të lartë, atë 1.4, llojit të shkollës së mesme që kanë një ngjashmëri me profilin që ka ky fakultet dhe kështu me rend zbritës 1.3, 1.2, 1.1 dhe 1.0 për atë lloj shkolle që nuk ka fare ngjashmëri me profilin e fakultetit. Ndërkohë që këta koeficientë, të shumëzuar me komponentët e tjerë të maturës, do të luajnë rol të rëndësishëm në nxjerrjen e fituesve, sipas kuotave të pranimit në fakultete. Ndërkohë që diferenca e koeficientët 1.0 me atë 1.4 përbën një diferencë prej 400 pikësh, në totalin e pikëve të grumbulluar. Gjatë plotësimit të preferencave, pra formularit A2, maturantët do të kenë mundësi që të shohin më parë koeficientet edhe sipas shkollave që të bëjnë dhe listimin e preferencave aty ku do të kenë më shumë probabilitet për t'u shpallur fitues.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë