ELBASAN- Një i ri është ndaluar nga policia pas një ndjekje disa minutëshe në afërsi të Paprit, pasi nuk i është bindur punonjësve të Policisë të cilët i kanë bëre shenjë për të ndaluar.
Pas ndjekjes nga policia, ai është arritur të prangoset dhe është shoqëruar në komisariat.
Paraprakisht burime policore pohojnë se i riu ka qenë nën e efektin e alkoolit dhe me manovrat e bëra në segmentin rrugor Elbasan-Paper ka rrezikuar të përplaset me dhjetëra automjete në lëvizje, si dhe të rrezikojë jetën e disa kalimtarëve.