Rrezikon jetën për të shpëtuar fëmijën, presidenti Macron i jep nënshtetësinë franceze emigrantit/FOTO

Rrezikon jetën për të shpëtuar fëmijën, presidenti Macron i jep nënshtetësinë franceze emigrantit/FOTO

Presidenti Emanuele Macron me Mamoudou Gassama

Një emigrant malian i cili tanimë po njihet si një hero dhe të cilit i është vendosur nofka “Spider-Man” i Parisit do të bëhet një shtetas francez pas takimit me Presidentin francez Emmanuel Macron këtë mëngjes.

Arsyeja pse ai ka fituar një status të tillë, është fakti se ai ishte ngjitur deri në katin e katërt për të shpëtuar një fëmijë që ishte i varur në ballkon duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe jetën e tij.


(Presidenti Emanuele Macron me Mamoudou Gassama)

Përveçse ka fituar shtetësinë franceze, Mamoudou Gassama, 22 vjeç, i është ofruar edhe një vend pune, si pjesë e brigadës së zjarrfikësve.

Shpëtimi dramatik, në të cilin Gassama ngjitej nga ballkoni në ballkon dhe të arrti fëmijën në më pak se  1minutë, u kap në video dhe u shpërnda gjerësisht në mediat sociale.


(Mamoudou Gassama mori nënshtetësinë nga presidenti Macron)

Gassama, i cili tha se mbërriti në Francë disa muaj më parë “duke ëndërruar të ndërtonte jetën e tij” në vend, është fotografuar me takimin me Presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee këtë mëngjes. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI