Rrezikon të shembet Kisha e
Shën e Premtes pranë Apolonisë

Rrezikon të shembet Kisha e<br />Shën e Premtes pranë Apolonisë
Kisha e Shën e Premtes në fshatin Povelçe në afërsi të Apolonisë po shkon drejt degradimit. I shpallur monument kulture ne vitin 1978, ky objekt i trashëgimisë që njihet edhe për legjendën urbane se shëron të sëmurët, ka rrezik të shembet.
 
Alarmin për degradimin e Kishës e jep kryeplaku i fshatit Ruzhdi Hoxha.

“Duhej vënë dorë, ca thonë që janë derdhur fonde ca thonë jo dhe kështu ka ngelur në mëshirë të fatit”, thotë ai.

Kjo kishë ende vizitohet nga banorët e fshatrave që e konsiderojnë të shenjtë.

[gallery]22460[/gallery] 
Besimtarët flenë në kishë, besojnë shërimin
Shteti duhet të kishte vënë dorë, shprehet Hoxha duke folur për rrezikun që ka për njerëzit e fshatrave rrotull, të cilët të premten e çdo jave qëndrojnë një natë brenda saj, me besimin se do të shërohen sëmundjet e do të kenë mbarësi në familjen e tyre. Edhe vetë kryeplaku i fshatit, Hoxha beson në legjendën e shërimit.
 
“Kanë ardhur njerëz dhe kanë fjetur një natë këtu dhe janë përmirësuar, kanë ardhur sakatë dhe janë ngritur në këmbë. Unë kam qenë njeri me halle që nuk kisha kotheren e bukës dhe vija i respektoja”, deklaroi Hoxha.
  
Historiani Ilirjan Gjika thotë se kjo kishë i përket shekullit të 13-të. Sipas tij shteti duhet te marrë masa për ta restauruar, sepse kisha ka vlera të mëdha historike e kulturore
 
Të shoqëruar me Ruzhdiun kemi hyrë brenda kishës. Aty duken qartë shenjat e ritualeve fetare. Syri të sheh qirinj e ndonjë shtresë për t’u ulur në dyshemenë e kishës.
 
Ne mure janë vendosur foto të shenjtorëve. Nuk mungojnë në këtë kishë edhe gjurmët e Luftës së Dytë Botërore. Vështrojmë muret dhe kuptojmë se rreziku i shembjes nuk është larg.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar