Rreziku nga kontrolli, në 2016 u
importuan në Shqipëri 2023 jet-ski
Ka një ofertë tipike që e gjen në bregdetin shqiptar gjatë sezonit veror dhe që nuk ka munguar as këtë vit. Bëhet fjalë për një shëtitje me jet-ski apo motorë uji që kushtojnë 5 mijë lekë për 30 minuta.
Ka një ofertë tipike që e gjen në bregdetin shqiptar gjatë sezonit veror dhe që nuk ka munguar as këtë vit.
Bëhet fjalë për një shëtitje me jet-ski apo motorë uji që kushtojnë 5 mijë lekë për 30 minuta.
Ajo që vihet re këtë vit në bregdet është që shumica e atyre që e ofrojnë këtë si shërbim janë të gatshëm të negociojnë duke bërë lëshime edhe me 3 mijë lekë për 30 minuta. Dikur çmimi që të jepej ishte në euro dhe nuk zbriste poshtë 100 euro ora.
Kjo rënie duket se e ka pas edhe një arsye. Numri i motorëve të ujit ka ardhur në rritje sidomos ata që u importuan gjatë vitit 2016 që ka shënuar edhe rekordin.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në total u importuan 2023 mjete lundruese sportive ku bëjnë pjesë dhe jet ski-të, 15 herë më shumë se një vit më parë. Vlera e tyre në dollarë është rreth 290 mijë dollarë.
Në vitin 2015 u importuan vetëm 137 mjete me një vlerë mbi 521 mijë dollarë dhe akoma më pak në 2014 kur u regjistruan vetëm 105 mjete me vlerë 310 mijë dollarë.
Rreziku nga mjetet sportive lundruese
E ndërsa mjetet lundruese shihen si një pjesë plotësuese e gjithë ofertës turistike të bregdetit duket se ato operojnë tërësisht të pakontrolluara.
Për shërbimin që japin nuk lëshojnë asnjë faturë tatimore dhe garancia jote pasi hipën në motor është një jelek uji kurse për atë që është duke notuar në breg mbrojtësi më i madh është fati.
Në këtë përfundim arrin nëse sheh atë çka ndodh nga Ksamili në Velipojë ku motorët e ujit afrohen pa problem në breg dhe në shumë raste me manovra të rrezikshme. Por në fakt nuk janë vetëm motorët e ujit që lundrojnë në spontanitet total dhe pa respektuar distanca.
Kjo ka bërë që jo në pak raste të kemi edhe incidente që kanë përfunduar në tragjedi. Rasti i turistes ruse në Ksamil ishte edhe më i fundit.
Ditëve të fundit nisur dhe nga ky incident ka pasur edhe një nismë për ndalimin e mjeteve lundruese çka u shoqërua me kundërshtime sidomos në Durrës.
Për një vend që ka një vijë bregdetare për t’u pasur zili ndalimi dhe moratoriumi duket se nuk janë zgjidhja finale ajo që kërkohet është rregullimi ligjor i tij.Monitor
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.4%
-
Jo
42.2%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 5861
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zaloshnja: A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?
11 Janar, 13:25
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Negociatat për ndryshimet në Kod, Celibashi: Të rishikohet pagesa për kthimin e votës së diasporës! Votim elektronik vetëm në disa qendra në Tiranë
11 Janar, 13:09
-
Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit, Rama: Siguron vizitorë të shumtë! 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka
11 Janar, 12:57
-
Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet
11 Janar, 12:34
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Roza dhe Fati’, legjenda e Rozafës perla e folklorit në Teatrin e Kukullave! Rikthehet shfaqja ‘Turjela’
11 Janar, 11:41
-
28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
11 Janar, 11:37
-
Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike
11 Janar, 11:34
-
Nicolas Maduro betohet si president për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për arrestimin e liderit të Venezuelës
11 Janar, 11:27