Zyra e jashtme britanike ka publikuar një hartë me vendet që kanë një rrezikshmëri të lartë për t’u goditur nga sulmet terroriste.

Kjo hartë e vendeve që rrezikon, ka ardhur sigurisht pas sulemeve në aeroportin ndërkombëtar të ‘Ataturkut’ në Stamboll.

Sipas kësaj harte, vendet më të rrezikuara janë Britania e Madhe, Belgjika, Gjermania, Franca, Spanja, Turqia dhe Rusia.

Vendi ynë renditet mes vendeve ku rreziku ekziston edhe pse i fshehur. Me rrezik të përgjithshëm renditet gjithashtu edhe Holanda, Greqia, Italia dhe Austria.

Zyra e Jashtme britanike këshillon pushuesit të flasin me kompanitë ajrore për informacione të përditësuara para se të ndërmarrin ndonjë udhëtim.


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)