Rreziku për aksidente, Mit’hat Tola në konferencë: Monitorim me dronë, do të ndëshkohen dhe pasagjerët

Rreziku për aksidente, Mit’hat Tola në konferencë: Monitorim me dronë, do të ndëshkohen dhe pasagjerët

Mit'hat Tola, drejtori i Policisë Rrugore

Drejtori i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, në një konferencë për mediat, ka thënë se policia rrugore do të vijojë kontrollet për tejkalim shpejtësie me qëllim garantimin e jetës së qytetarëve dhe parandalimin e aksidenteve.

Tola ka thënë se policia rrugore kanë nisur monitorimet me dronë për të konstatuar shkeljet gjatë qarkullimit. Tola tha se janë disa shkelje që identifikohen nga pajisja dixhitale.  Drejtori paralajmëroi se nga ndëshkimi s'do të shpëtojnë as pasagjerët që sipas tij janë më të rrezikuar nga dëmtimi në aksidente.

Tola vuri theksin gjithashtu tek mobilizimi i policisë rrugore në këto ditë të nxehta vere në aktivitetet që po zhvillohen në jug, siç është edhe pelegrinazhi në Malin e Tomorrit.

Deklarata e plotë e drejtorit Mit’hat Tola:

Policia Rrugore, analizë paraprake dhe këshilla për drejtimin e mjeteve në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve - 20 Gusht 2018

Përshëndetje,

Shërbimi i Policisë Rrugore, duke falenderuar drejtuesit e mjeteve, kërkon bashkëpunimin e tyre për javën në vijim, veçanërisht trafikun e mjeteve të turistëve dhe shtetasve shqiptarë, që po përfundojnë pushimet dhe janë në qarkullim në drejtim të pikave të kalimit kufitar me Greqinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Porti i Durrësit.

Kjo kategori drejtuesish mjetesh duhet të marrë kohën e duhur për pushim përpara se të nisen drejt shteteve të tyre. Moderimi i shpejtësisë, përdorimi i rrripave të sigurimit për të gjithë udhëtuesit në kabinën e mjetit, drejtues mjeti dhe pasagjerë përfshirë, është detyrim ligjor dhe parandalimi më i mire I aksidenteve dhe ngjarjeve rrugore.

Shërbimi i Policisë Rrugore ka filluar ndërkohë monitorimin dhe mbikqyrjen me patrulla të shtuara të aktivitetit mjaft të rëndësishëm të “Pelegrinazhit në Malin e Tomorit” me pjesëmarrje masive të njerëzve dhe të drejtuesve të mjeteve. Drejtoria e Policisë Rrugore në mbështetje të Drejtorisë së Policisë Vendore Berat, kërkon vëmendjen e drejtuesve të mjeteve për një drejtim më të kujdesëshëm të mjetit, referuar gjithmonë kushteve të rrugës Berat – Skrapar – Mali i Tomorrit.

Duke shfrytëzuar mjetet e teknologjise digitale, përveç përdorimit të radarëve matës të tejkalimit të limiteve të shpejtësisë së mjeteve, shërbimi i Policisë Rrugore ka filluar kontrollet edhe me DRONË në akset kryesore rrugore. Shkelje të tilla si “parakalimi i gabuar”, “pozicioni i mjetit në karrexhatë”, sjelljet jokorrekte në rrethrrotullime, “mos-ruajtja e distancës në udhëtim”, “ndryshimet e papritura të korsisë” në rrugët interurbane kryesore dhe autostrada, janë shkelje që tashmë do të identifikohen me edhe me DRON nga ana e patrullave sipas një plan-kalendari të miratuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore në të gjithë territorin rrugor të vendit si dhe shkelje të tjera në qendrat e banuara.

Fokusi i Policisë Rrugore këtë javë do të vijojë të mbetet:

• Kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve me dy rrota për mospërdorim të kaskove mbrojtëse – nuk do të përjashtohen nga ndëshkimi administrative pasagjerët e motomjeteve, pasi në rast përfshirje në aksident, edhe pasagjerët janë pjesa me e pambrojtur nëse nuk vendoset kasko mbrojtese.

• Tejkalimet e shpejtësisë dhe kontrollet për verifikimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin alkool do të vijojnë gjatë të gjithë javës dhe gjatë periudhës deri në fund të muajit.

Shërbimi i Policisë Rrugore konstaton se javën e kaluar drejtuesit e mjeteve kamionë, kanë respektuar kërkesat dhe oraret/dhe kufizimet e vendosura në Udhëzimin e përbashkët të dy ministrave, Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës “Mbi kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik dhe festive”.

Nga ana tjetër, vijoj të ftoj çdo qytetar dhe drejtues mjeti të denoncojnë në numrin falas 112 dhe në aplikacionin “Komisariati Digital” duke dërguar imazhe dhe foto mbi shkeljet që ndeshin në akset rrugore, si parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave etj, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë së Shtetit.

Ju faleminderit!

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diku: 20/08/2018 19:19

    Mihat bolja fillo penalizo edhe komshit. Polici kallquku

    Përgjigju
  • memento mori: 20/08/2018 19:16

    po ata pjeshk robshit qe na kenaqin me shpejtesi te lart e qe i kane bycet e ngrohta nga pushtet-aret tane qe njekohesisht jane edhe sherbetoret tane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas