TIRANE- Partia Demokratike është e vendosur në qëndrimin e saj për të mos e thyer bojkotin ndaj innstitucionit të Kuvendit. Edhe pse po afrohen afatet e skadimit të mandateve për deputetët që kanë bojkotuar Kuvendin që nga korriku i këtij viti, duket se Partia Demokratike nuk e sheh si një sinjal alarmi këtë pjesë. Vetë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet se qëndrimi i opozitës është i qartë për të gjithë. I pyetur, në lidhje me faktin që rrezikohen mandatet e deputetëve nëse plotësohet afakti kohor i 6 muajve në bojkot, ai duke mos e përmendur ose duke anashkaluar pjesën e skadimit të afateve, thotë që Partia Demokratike e ka bërë të ditur herë pas here qëndrimin ndaj bojkotit.
/Shqiptarja.com






