Rreziku rus,NATO zhvillon stërvitje
me 5300 ushtarë në Lituani

Rreziku rus,NATO zhvillon stërvitje<br />me 5300 ushtarë në Lituani
Konflikti i Ukrainës e ka përforcuar në shtetet Baltike frikën nga një ekspansion rus. Nato përpiqet që të përgjigjet me forcimin e krahut lindor të saj. Manovra do të verifikojë gjëndjen e trupave për mision.

Gati 5300 ushtarë nga dhjetë shtete të NATO-s kanë nisur një manovër të madhe ushtarake në Lituani. Me manovrën “Iron Ealf 2017” do të bëhet i mundur verifikimi i gatishmërisë për misionin e batalioneve të NATO-s të stacionuara në këtë shtet baltik. Kjo u bë e ditur nga ministria e Mbrojtjes në Vilnius.

Krahas trupave të batalionit të NATO-s, në manovër marrin pjesë edhe trupa nga SHBA,Britania e Madhe,Polonia dhe Portugalia. Me anë të kësaj manovre synohet të ushtrohen misione të ndryshme si dhe koordinimi midis njësive.

Në këtë mënyrë ushtarët stërviten edhe për të mbrojtur të ashtuquajturin “Boshllëk Sulvaki”, i cili konsiderohet si thëmbra e Akilit e krahut Lindor të NATO-s.Me këtë kihet parasysh një brez toke me një gjatësi prej rreth 65 km midis Polonisë dhe Lituanisë, e kufizuar nga eklava ruse Kaliningrad në Perëndim dhe Bjellorusia në Lindje.Ne një rast lufte sipas ekspertëve, Rusia mund të jetë në gjëndje që ta mbyll me trupat e saj zonën kufitare me të njëjtin emër në Verilindje të Polonisë.

Shtetet Baltike kanë ngritur shqetësimin për sigurinë e tyre për shkak të vazhdimit të konflikteve të Ukrainës. Për të frikësuar Rusinë,që prej vitit 2014 SHBA kanë zhvendosur atje me një sistem rotacioni trupat e tyre. Gjithashtu edhe NATO e ka përforcuar praninë  e saj.

Deri në vitin 2018 Letonia dhe Lituania do të rrisin buxhetin e tyre ushtarak në dy përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.Estonia bën pjesë në të paktat shtete të NATO-s, shpenzimet e së cilës arrijnë vlerën e kërkuar nga NATO.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im