VLORË-Delta Force dhe Policia Kufitare Vlorë shpëtuan 3 peshkatarë të cilët rrezikuan të mbyteshin në det.
Policia thotë se pas njoftimit të marrë rreth orës 14:30, se në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur "Shën Vasil", 3 peshkatarë po rrezikoheshin të mbyteshin në det me mjetin e tyre lundrues tip skaf, menjëherë u organizua një grup i posaçëm shpëtimi nga Delta Force dhe Policia Kufitare e Vlorës, i cili ka shkuar në kohë.
Si pasojë e motit të keq dhe detit të trazuar mjeti lundrues i peshkatarëve është përmbysur në det. Tre peshkatarët që u shpëtuan janë; Sh.M, A.M dhe R.S, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.