Në avionin e Egypair ndodheshin 66 persona mes të cilëve 40 egjiptianë dhe 15 francezë. Anija e specializuar John Lethbridge e cila po merret me gjurmimin e avionit ka zbuluar disa vende ku gjenden pjesë të EgyptAir. Zbulimi i rrënojave vjen dy javë pasi një anije franceze ka kapur sinjalet e kutisë së zezë e cila përmban të dhënat e fluturimit.
Rrënojat e avionit mund të gjetën rreth 3000 metra në fund të detit, ndërsa pjesët e para u gjetën rreth 290 km në veri të Alessandrisë. Megjithatë shkaqet e aksidentit tragjik ende mbeten të paqarta. Por pista më e besueshme mbetet nje defekt teknik pasi pak para rrezimit ishte sinjalizuar per prezencë tymi në kabinën e pilotimit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com