Rrëzimi i avionit Egyptair, gjurmë
eksplozivi në trupat e pasagjerëve

Rrëzimi i avionit Egyptair, gjurmë<br />eksplozivi në trupat e pasagjerëve
Mbetje eksplozivi gjenden në trupat e pasagjerëve të cilët humbën jetën si pasojë e rrëzimit të avionit Egyptair.

Avioni i cili ishte nisur nga Parisi drejt Kajros në 19 mars të këtij viti u rrëzua mbi Mesdhe duke rikthyer frikën e sulmeve terroriste.

Lajmi konfirmohet pas përfundimit të hetimeve  të komisionit i cili ishte ngritur për këtë çështje.

Sipas hetimeve në bordin e Airbus shpërtheu një zjarr i cili i ngjasonte një sulmi terrorist.

Në bordin  e Airbus ndodheshin 66 persona, mes tyre 15 shtetas francezë.  

Pasi u gjetën kutitë e zeza autoritetet konfirmuan se në kabinën e pilotimit ishte dëgjuar fjala “zjarr” por ishte ende herët për të nxjerrë konkluzione.

Për të hedhur dritë mbi aksidentin tragjik u dërgua një anije e cila do të mblidhte trupat e pajetë, të cilët u dërguan në Kajro për t’iu nënshtruar ekspertizës e cila dha edhe rezultatet për prani eksplozivi.

Fillimisht autoritetet franceze shprehën dyshimet se në bord kishte gjurmë ekslpozivi, por pretendime të tillë u hodhën poshtë nga zyrtarët egjiptianë.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit