Rrëzimi i avionit të futbollistëve
arrestohet drejtori i kompanisë

Rrëzimi i avionit të futbollistëve<br />arrestohet drejtori i kompanisë
Autorietet boliviane kanë arrestuar Gustavo Gamboa drejtorin e përgjithshëm të kompanisë ajrore Lamia, avioni i së cilës u rrëzua pak ditë më parë në Kolumbi ku humbi jetën pjesa më e madhe e skuadrës së futbollit Brazilian Chapecoense.

Ndërsa një funksionar i cili kish autorizuar udhëtimin ka kërkuar azil në Brazil.

Kompania ajrore po hetohet pasi dyshohet se është përgjegjëse e rënies së avionit ku humbën jetën 71 persona. Deri më tani autoritetet kanë saktësuar se shkaku i aksidentit tragjik ishte mbarimi i karburantit.

Mediat shkruajnë se drejtori i kompanisë Gamboa është një ish ushtar i aeronautikës boliviane dhe ka shërbyer si pilot për shumë president Brazilian mes tyre edhe për presidentin aktual  Evo Morales.

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës