Rrëzimi i dekretit të Metës për dividentin, PD dhe LSI kallëzojnë penalisht Kuvendin (Dokumenti)

Opozita kallëzon penalisht Kuvendin me pretendimin se ka shkelur rregulloren në seancën e 20 dhjetorit kur rrëzoi dekretin e Metës për "Tatimin mbi të ardhurat". Krerët e grupit parlamentar të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili i janë drejtuar përmes një letre Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Tiranës ku kërkojnë nisjen e hetimeve për deputetët e maxhorancës për akuzën e "Ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorimit të detyrës". Në kërkesë theksohet se mazhoranca ka shkelur rregulloren në seancën e 20 dhjetorit, pasi brenda 12 orësh dekreti erdhi në Kuvend, dhe më pas u mblodh në shkelje të rregullores Këshilli i Ekonomisë, që rrëzoi dekretin.

Sipas opozitës, "gjatë seancës plenare nuk është njoftuar se ka pasur ndonjë kërkesë dhe ndonjë miratim nga Kryetari i Kuvendit, që Komisioni përgjegjës për ekonominë, të mblidhej gjatë zhvillimit të seancës plenare".

 



Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend dekretin për “Tatimin mbi të ardhurat” në 20 dhjetor, me pretendimin se ka shkelur barazinë biskale me aksionerët. Në dekret, presidenti theksoi se nenet 9, që përcaktonin uljen e tatimit të dividentit nga 15 në 8% dhe nenit 11 që përcakton hyrjen e fuqi te ligjit, bien ndesh me kushtetutën e vendit. Në të njëjtën ditë, maxhoranca mblodhi pa praninë e opozitës komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave dhe rrëzoi dekretin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë