Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi “thashethemet” e New York Times se gjatë natës Shtetet e Bashkuara ishin gati për të goditur objektivat strategjike në Iran, të cilat dje kishin qëlluar një avion dronë amerikan, duke pretenduar se ishte në hapësirën ajrore të saj (tezë e hedhur poshtë nga Washingtoni).

"Natën e kaluar ne ishim të armatosur dhe gati për hakmarrje në tri vende të ndryshme, kur pyeta se sa njerëz do të vdisnin. "Njëqind e pesëdhjetë Zotëri"- ishte reagimi i një gjenerali. Dhjetë minuta para se të niste sulmi unë e ndala atë”- shkruan në Twitter-in e tij Trump.

Ndërsa tensionet në zonën e Gjirit Persik po rriten pas sulmeve në Ngushticën e Hormuzit dhe pas rrëzimit të avionëve amerikanë të spiunazhit nga Forcat Revolucionare, një sërë avionësh kanë vendosur që të shmangin fluturimin mbi Teheran.