Rrëzimi i qeverisë në Niger, SHBA dhe OKB të shqetësuara për gjendjen e ish-presidentit
Presidenti i rrëzuar i Nigerit, Mohamed Bazoum
Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara janë të shqetësuara për shëndetin dhe sigurinë e presidentit të rrëzuar të Nigerit, Mohamed Bazoum, i cili është që dy javë nën arrest.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e tij dhe të familjes së tij”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.
Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (Ecowas) u ka dhënë kohë deri të dielën liderëve të puçit në Niger, që të dorëzohen.
Zyrtarët e Escowas-it do të takohen më vonë gjatë ditës për të vendosur se çfarë do të bëjnë pas atij afati.Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur, po ashtu, shqetësim, pas raportimeve se familja e presidentit është duke jetuar në kushte të rënda.
Bazoumi është rrëzuar nga pushteti më 26 korrik dhe prej atëherë, ai është mbajtur në pallat presidencial, por nuk dihet asgjë për të.Shefi i Gardës presidenciale, gjenerali Abdourahmane Tchiani, tani pretendon se është udhëheqës i Nigerit.
Regjimi i ri ushtarak e ka mbyllur hapësirën ajrore të shtetit deri në njoftimin e radhës, duke përmendur “kërcënimin nga intervenimi ushtarak” prej vendeve të huaja.
Të mërkurën, Franca i ka hedhur poshtë akuzat e ushtrisë së Nigerit se po tenton ta destabilizojë shtetin.
Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Franca, kanë baza ushtarake në Niger, në kuadër të operacioneve të tyre për të penguar operimin e grupeve xhihadiste në rajon.
Franca në të kaluarën e ka pasur Nigerin koloni./REL
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.8%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
5.9%
Vota total: 1056
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministrja italiane: Jam dakord me deklaratën e zv.presidentit amerikan, Europa është pak e humbur
28 Mars, 11:37
-
Putin sugjeron administrim të përkohshëm ndërkombëtar të Ukrainës, si rrugë për t'i dhënë fund luftës! Të jetë nën kujdesin e OKB, SHBA dhe BE
28 Mars, 08:14
-
Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë: Do ketë reagim 'shkatërrues' nëse sulmoni Poloninë
27 Mars, 22:18
-
Lara Colturi ngre lart skitë shqiptare, mbyll sezonin 2024-2025 me 3 podiume në Kupën e Botës dhe futet në ‘Top 10’
27 Mars, 20:54
-
BE sfidon Trumpin për tarifat doganore/ Unioni reagon pas vendimit të presidentit SHBA për makinat: Do të ketë një përgjigje të fortë
27 Mars, 20:27
-
Kurti e quajti Grenell homoseksual/ Bilali: Albini gaboi rëndë, Berisha: Do ketë pasoja për Kosovën
27 Mars, 19:08
-
Samiti ‘Koalicioni i vullnetit’/ Macron: Bashkohuni për t'u mbrojtur nga Rusia, Meloni e prerë: Italia nuk do të marrë pjesë me forcë ushtarake në Kiev
27 Mars, 17:16
-
'Informacionet në Signal, të klasifikuara', gazetari Jeffrey Golberg: Më fusin në grup, pastaj më sulmojnë! Trump: Gjueti shtrigash
27 Mars, 15:08
-
'Ka agjendë të fshehtë', një biznes në Groenlandë refuzon vizitën e zv/presidentit amerikan JD Vance dhe gruas së tij
27 Mars, 14:51
-
Demush Shasha: Përpjekjet e Rusisë për të gjetur paqe me veten
27 Mars, 11:18
-
Propozimi i Trump për Kinën: Reduktojmë tarifat doganore në këmbim të një marrëveshjeje për TikTok
27 Mars, 11:05
-
Skandali 'Chatgate' në Shtëpinë e Bardhë, ish-drejtori i CIA: Planet ushtarake nuk diskutohen kurrë në telefon, të gjithë anëtarët e bisedës janë përgjegjës
27 Mars, 09:47
Hahahaha,vertete? Po perse opinionet nderkombetare theksojne se kane frike nga humbja e uraniumit qe kane grabitur te dy shtetet nepermjet pupaceve dhe e cuan ne ate gjendje popullin aty? U doli narkoza Afrikaneve me duket
Përgjigju