Rrëzimi i qeverisë, protestuesit në Mal të Zi kërkojnë zgjedhje të reja

Rrëzimi i qeverisë, protestuesit në Mal të Zi kërkojnë zgjedhje të reja

Protesta në Podgoricë

Mali i Zi Demokratik, një parti pjesë e shumicës së mëparshme qeverisëse në Mal të Zi, kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Këtë kërkesë kjo parti e bëri gjatë një proteste më 9 shkurt në Podgoricë. Protesta e së mërkurës, me sloganin “Mbrojtja e vullnetit elektoral të qytetarëve”, u drejtua nga zyrtarët e Demokratëve. Protesta u mbështet edhe nga deputetët dhe zyrtarët e Frontit Demokratik pro-serb.

Ata po ashtu shprehën pakënaqësi për formimin e mundshëm të një qeverie të pakicës, që është propozuar nga ish-partneri i tyre politik, Dritan Abazoviç, që është kryetar i Lëvizjes Qytetare URA. Demokratët, Fronti Demokratik dhe URA kishin formuar koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve të mbajtura më 2020. Në protestën e 9 shkurtit morën pjesë disa mijëra qytetarë dhe aktivistë të subjekteve politike, të cilët mbajtën flamuj shtetërorë dhe mbishkrime përmes së cilave u bëhej thirrje qytetarëve që t’i rezistojnë “vjedhjes së vullnetit elektoral”.

“Njerëz, përgatituni për zgjedhje. Oferta jonë është e qartë, ne jemi demokratë dhe evropianë dhe ne ofrojmë një zgjedhje evropiane. Le t’ia kthejmë mandatin popullit dhe ta lëmë popullin të vendosë se cila do të jetë e ardhmja”, tha kryetari i Demokratëve, Aleksa Beçiç.

Beçiç më 7 shkurt u shkarkua nga posti i kryetarit të Kuvendit, pasi për largimin e tij nga kjo pozitë votuan 43 deputetë të Kuvendit. Ai deklaroi se një qeveri e re e mundshme varet nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç. Partia e Gjukanoviçit humbi në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2020.

“DPS do të bëjë dy të tretat e asaj shumice të re parlamentare, pa DPS-në nuk mund të merret asnjë vendim. Qeveria e re e pakicës do të varet nga vullneti i Gjukanoviqit dhe DPS-së”, tha Beçiç.

Beçiç kritikoi kryetarin e URA-s, Abazoviç, duke thënë se ai synon që ta formojë ekzekutivin e ri me mbështetjen e partisë së Gjukanoviqit, parti të cilin Abazoviq e ka akuzuar për korrupsion dhe krim të organizuar.

“Imagjinoni duke zgjedhur gjyqtarë dhe prokurorë bashkë me ata që u thoshin se ishin hajdutë e kriminelë. Askush nuk do të ndiqet penalisht pa lejen e Millo Gjukanoviçit”, tha Beçiç, teksa protestuesit brohorisnin “tradhti”, fjalë drejtuar Dritan Abazoviçit.

Kjo protestë u mbajt në kohën kur Dritan Abazoviç po përpiqet që të arrijë marrëveshje me disa subjekte politike për formimin e një qeverie të pakicës. Protesta po ashtu ishte për të kundërshtuar shkarkimin e Beçiçit nga posti i kryeparlamentarit. Shkarkimi i tij u iniciua nga URA e Abazoviçit dhe u mbështet nga partitë opozitare.

Shkarkimit të Beçiçit i ka paraprirë rrëzimi i Qeverisë së Zdravko Krivokapiçit, pasi URA inicioi në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Fronti Demokratik pro-serb po kërkon që partitë e shumicës së mëhershme parlamentare të arrijnë një marrëveshje për formimin e një ekzekutivi të ri. Por, kjo parti kundërshton fuqishëm mundësinë që URA e Abazoviqit të arrijë ndonjë marrëveshje për formimin e një qeverie të re me opozitën e udhëhequr nga partia e Gjukanoviçit./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme! Ja pse administrata Trump nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës