ISLAMABAD - Tragjedi ajrore në Pakistan. Një avion Boeing 737 është rrëzuar pranë aeroportit të Islamabadit, teksa ishte në fazën e uljes. Të 127 personat që ndodheshin në bord raportohen të vdekur.
Avioni ishte nisur nga Karaçi dhe i përkiste kompanisë Bohja Airline. Njoftimet thanë se koha ishte shumë e keqe mbi kryeqytetin pakistanez në momentet e fatkeqësisë. Aksidentet ajrore nuk janë të shpeshta në Pakistan ku trafiku ajror përdoret shumë në lëvizjet nga një qytet në tjetrin.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com