Gjashtë persona humbën jetën pas rrëzimit të një avioni në veri të Kanadasë. Kompania gjigante anglo-australiane e minierave Rio Tinto tha se një avion që ishte nisur për në minierën e diamanteve Diavik me anëtarë të stafit u rrëzua, duke rezultuar në 6 viktima.
Kontakti me avionin Northwestern Air u humb pak pasi u ngrit rreth orës 08:50 pranë Fort Smith, në veriperëndim të Kanadasë, sipas qendrës së koordinimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit të zonës.
Shtatë persona ishin në bord, njëri prej të cilëve mbijetoi. Shefi i Rio Tinto, Jacob Stausholm tha se kompania ishte e shkatërruar nga lajmi, raportojnë mediat e huaja.

Por sipas raportimeve, ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit.
S.S/Shqiptarja.com
Komente

