Rrëzohet avioni në San Francisco
2 të vdekur, 182 plagosen
Një avion udhëtarësh 'Boeing 777', i cili vinte nga Seuli është rrëzuar në aeroportin e San Francisco-s në SHBA, teksa po bënte ulje të detyruar. Flakët kanë qenë të mëdha sipas dëshmitarëve.
KALIFORNI- Avioni Boeing 777, i kompanisë Koreano jugore Asiana me 307 persona në bord i cili vinte nga Seuli dhe u rrëzua gjatë zbritjes në ulje të detyruar në aeroportin ndërkombëtar të San Franciskos shkaktoi të paktën 2 të vdekur, 1 të zhdukur dhe dhjetra të tjerë të plagosur.
Në momentin e zbritjes avioni mori flakë dhe pamjet tregonin se gjatë përplasjes avioni u shkaktoi shtëllunga të mëdha tymi. Fillimisht nuk u raportua për viktima, por më pas forcat zjarrfikëse raportuan për të paktën dy të vdekur- të dy shtetas kinezë, 182 të plagosur, mes të cilëve 49 janë në gjendje kritike, ndërsa 123 pasagjerë të tjerë janë të lënduar.
"8 të rritur dhe dy fëmijë kanë plagë të rënda dhe po mjekohen në spitalin e San Franciscos" tha zëdhënësi i këtij spitali Rachael Kagan.
Si pasojë e gjendjes së krijuar Administrata Federale e Aviacionit anuloi fluturimet nga San Francisko. CNN transmetoi pamjet e avionit të xhiruara nga lartë por në një distancë relativisht të afërt. Në to shihej avioni i përplasur në pistë me bark, një pjesë e djegur dhe e shkatërruar në pjesën e çatisë, ndërsa bishti i mjetit është këputur.
Sipas një prej pasagjerëve, në bordin e avionit ka persona të plagosur. David Eun, një ekspert i mediave dixhitale ka shkruar në Twitter:
“Flakë dhe skuadra shpëtimi gjithandej. Po evakuojnë të plagosurit. Nuk ndihesha kështu që prej 11 shtatorit”. Ka qenë pikërisht Eun që ka publikuar foton e parë të avionit pa bishtin e tij.
Shumica e pasagjerëve duket mirë. Unë jam në rregull”, ka qenë një tjetër mesazh i publikuar po në Twitter nga një pasagjer i identifikuar me emrin Joe Passantino.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14889
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20