Fadromat e IKMT-s kanë vijuar edhe ditën e sotme prishjen e godinës së ish-INSIG. Pjesa më e madhe e ndërtesës është rrëzuar dhe pritet që të përfundojë brenda së premtes. Rrëzimi i saj po bëhet në mënyrë graduale pasi ka ndërtesa dhe biznese në krah.
Për shembjen e këtij objekti Bashkia e Tiranës fitoi gjyqin me pronarët e ndërtesës duke i hapur rrugë zbatimit të projektit të unazës së vogël, projekt i cili lehtëson qarkullimin e automjeteve në qendër.
Gjykata e Apelit e ka vlerësuar të rregullt shpronësimin për interes publik që Bashkia i ka bërë kësaj godine në kuadër të projektit të Unazës së Vogël, duke rrëzuar kështu pretendimet e pronarëve të godinës.
Godina e INSIG-ut u vlerësua me një vlerë prej 2 milionë euro, ndërkohë që pronarët pretendonin një shumë që shkonte deri në 6 herë më shumë.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO