Rrëzohet helikopteri ushtarak
në Turqi, humbin jetën 7 persona 

Rrëzohet helikopteri ushtarak<br />në Turqi, humbin jetën 7 persona 
Një helikopter ushtarak turk u rrëzua në provincën Giresun në Turqinë veriore, ku për pasojë 7 persona humbën jetën, ndërsa 8 të tjerë mbetën të plagosur.

Helikopteri u rrëzua në rajonin malor Tohumluk, rreth orës 5:30 pasdite sipas orës lokale. Në helikopterin Sikorsky S-70 udhëtonin 15 persona, mes tyre tetë ushtarakë turq, përfshirë komandantin Mustafa Dogru, një kolonel, dy majorë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë, sëbashku me katër gra të ushtarakëve dhe tre fëmijë.

Ai ishte rrëzuar pas vizitës që komandantët e lartë ushtarakë u kishin bërë ushtarëve për festën e Bajramit.

Ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendin e ngjarjes. Shkaku i rrëzimit mbetet akoma i panjohur.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali