Rrëzohet kërkesa e PD për komision të ri për Tahirin, Spaho: Rama po fsheh të vërtetën

Konferenca e Kryetarëve nuk miratoi sot kërkesën e Partisë Demokratike për një komision të ri hetimor parlamentar për trafikun dhe kultivimin e drogës, pasi afati i komisionit të parë për Saimir Tahirin përfundoi në fund të vitit të kaluar.

Pas vendimit ka reaguar kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho i cili përmes një deklarate për mediat u shpreh se qëllimi i Edi Ramës është të fshehë të vërtetën që e dinë të gjithë se zgjedhjet u blenë me paratë e drogës.

"Skema e Edi Ramës për të zvarritur hetimet ndaj Saimir Tahirit zgjerohet nga Prokuroria në Parlament. PS dhe Edi Rama refuzojnë kërkesën e PD për të ngritur pa vonesë komisionin hetimor parlamentar për rolin e Tahirit në trafikun e drogës" tha ai.

DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, EDMOND SPAHO
Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë ndërtuar një skemë për të zvarritur hetimet ndaj Saimir Tahirit me shpresën për ta shpëtuar atë nga burgu dhe më pas edhe veten e tij.   Sot, ushtarët e Edi Ramës në konferencën e kryetarëve refuzuan ngritjen pa vonesë të komisionit hetimor për Saimir Tahirin. 

Në përpjekje për ta zvarritur sërish të drejtën kushtetuese të opozitës për të kontrolluar qeverisjen, që në këtë rast ëhstë bashkëqeverisje me bandat, Partia Pocialiste kërkoi kohë për t’u njohur me kërkesën tonë për komision hetimor. 

Pasi e bllokuan për gati një vit hetimin nga parlamenti të veprimeve të Saimir Sahirit dhe Edi Ramës për trafikun e drogës, duke mos na vënë në dispozicion asnjë dokument, kërkuan që të njihen me ndryshimet që ne kemi paraqitur në kërkesën për komision hetimor, megjithëse kërkesa është depozituar që në datën 1 Shkurt 2019. 

Ndryshimet tona nuk janë thelbësore. Ato kanë të bëjnë:

- Me kohën e hetimit, që nga 6 muaj, bëhet 3 muaj

- Me numrin e deputetëve që nga 9, bëhet 11

- Me ngushtimin e kohës për të cilën do të hetohet, nga e papërcaktuar, në 2014-2018.

Skema për të zvarritur hetimin parlamentar për Saimir Tahirin dhe lidhjet e tij me trafikun e drogës është e njëjta që po ndiqet edhe në prokurori. Përtej shoë-t që ndiqni në ekrane për afate të reja hetimi apo ankesa fallso kundër prokurorisë, gjithçka është skemë.

Partia Demokratike e ka paralajmëruar se Donika Prela, që duhet të ishte nën hetim për pastrim parash dhe favorizim të bandave, po bëhet gati të lirojë Tahirin nga akuza e drogës dhe, në rastin më të keq, do t’i ngarkojnë një akuzë banale, si shpërdorimi i detyrës.

Edi Rama ka vendosur çdo institucion në shërbim të Tahirit, për të mbrojtur veten e tij nga drejtësia.

·        Ka vendosur parlamentin, ku zvarrit dhe i mohon opozitës të drejtën për komision hetimor.

·        Ka vendosur prokurorinë, ku bëhet shoë me të vërtetën që shqiptarët e kanë mësuar prej kohësh: se Edi Rama, Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri dhe pjesa tjetër e bandës, kanë blerë zgjedhjet me paratë drogës.

 Në 16  shkurt është dita që t’i japim fund kësaj maskarade dhe të bashkohemi për të mos lejuar asnjë nga këta bashkëpunëtorë të krimit të marrin peng të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alberti: 11/02/2019 14:57

    BABOLEVE ,nuk ju sosin leket si deputet po duan te paguhen extra per MENDERKOMISIONET ''HETIMORE''! Mos i lini me gjak ketij populli, o SHUSHUNJA ! Mos kujtoni se i preu barku per Tahirin! Soj BABALESH, per nje cigare shesin b...... !

    Përgjigju
  • Tata: 06/02/2019 15:29

    A mor profesor pordha ku ke arritur Ty te udheheq vrasesi i kater vetave .hajduti i 230.000.000 eurave dhe rri si pule ne gropen e m*tit tani kerkon dy vjet hetim per ate qe ti don ta bedh me barr me llogje ..I profesor dhe ne qoft se skw rrespekt per popullin rrespeko veten dhe thinjat e bardha se erdhi koha qe ske kohe me te vesh ndergjegjen tende ne vend se do vendosesh bibilinat mos shurrosh ne pantallonat o profi im flok thinjur .

    Përgjigju
  • Tini: 06/02/2019 15:27

    Ushtar i Saliut Spaho, nuk mund te vazgdoje komisioni hetimor sa doni ju , por ka limite kohore . Sa per protesten e 16 Shkurtit, te jesh i sigurte , se po perdoret dhune, do merrni ndeshkimin me te madh ligjor , dhe do jete fundi juaj politik me Saliun ne krye . Ju nuk jeni shumica dhe jete e dini mire . Qeveria nderriget ne vite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja